0030 210 33 18 483

Martesa kryerja në Ambasadën Shqiptare në Greqi

31 Maj 2016

Në Ambasadën shqiptare mund të kryhen martesa vetëm midis dy shtetasve shqiptarë. Në Ambasadën shqiptare nuk kryhen martesa midis një shtetasi shqiptar dhe: a. një shtetasi grek b. një shtetasi me shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe greke c. një shtetasi të huaj (të ndryshëm nga shtetasit grekë) Këto martesa lidhen vetëm në bashkitë përkatëse në Greqi ose në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri Martesa midis dy shtetasve shqiptarë: Në rastin e martesës midis dy shtetasve shqiptarë në ambasadë, dokumentacioni i nevojshëm për secilin nga bashkëshortët e ardhshëm është si më poshtë: a. ?ertifikatë Lindje, modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse. b. Certifikatë për Lidhje Martese modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse. c. Pasaportat biometrike d. Dy dëshmitarë, me pasaportat ose Kartat e Identitetit. Dëshmitarët nuk duhet të jenë pjesëtarë të familjes ekzistuese të bashkëshortëve tëardhshëm. Martesa lidhet brenda 90 ditëve nga data e lëshimit të çertifikatave të mësipërme dhe mund të kryhet pranë Ambasadës shqiptare, pa qenë nevoja për takim paraprak. Taksa e pagesës për lidhje martese është 30 Euro, shumë kjo që duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi shqiptar që ka marrë edhe nënshtesinë greke Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi shqiptar me nënshtetësi greke nuk lidhet në Ambasadë, sidoqoftë sqarojmë se procedura është simë poshtë: Të dy shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile ku ata janë tëregjistruar në Shqipëri, për të kryer shpalljen emartesës. Në pamundësi të paraqitjes fizike të tyre pranë Zyrave të Gjendes Civile në Shqipëri, atëherë ata mund të autorizojnë çdo person të tretë nëShqipëri nëpërmjet një Prokure të Posaçme. Prokura mund të bëhet pranë Ambasadës duke u paraqitur personalisht pranë amabasadës së bashku me dokumentet e mëposhtme: 1. Pasaportën ose Kartën e Identitetit shqiptare; 2. Fotokopje të pasaportës ose Kartës së Identitetit shqiptare të përfaqësuesit; 3. Faturën e bankës me vlerë 20 Euro, pagesa e të cilës duhet të jetë bërë paraprakisht pranë Bankës Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795 Periudha e shpalljes së martesës është 10 ditë nga data e paraqitjes së dokumentave të mësipërme pranë Zyrës së Gjendjes Civile. Pas kësaj periudhe, shtetasi shqiptar paraqitet sërish pranë të njëjtës Zyrës të Gjendjes Civile për të tërhequr dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje, dhe b. ?ertifikatë për Lidhje Martese, modelin ndërkombëtar. të cilat duhet të legalizohen pranë: a.Prefekturës përkatëse. b.Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë c.Ambasadës ose Konsullatave greke në Shqipëri Më pas këto çertifikata përkthehen zyrtarisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke në Athinë dhe paraqiten pranë bashkisë greke ku do të lidhet martesa. Theksojmë se në rast të lidhjes së martesës në bashkitë greke, shtetasi shqiptar me nënshtetësi greke nuk është nevoja të tërheqë asnjë dokument nga Zyrat e Gjendjes Civile shqiptare. Në këtë rast ai tërheq dokumentet përkatëse në shtetin grek, duke ndjekur procedurat e bashkive respektive greke. Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek Në rastin e martesës midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek (dhe JO për shtetasit shqiptarë që kanë edhe nënshtetësinë greke), megjithëse martesa nuk lidhet në Ambasadë, sqarojmë se procedura është si më poshtë: Shtetasi shqiptar duhet të paraqitet personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile ku ai është i regjistruar në Shqipëri, për të kryer shpalljen e martesës, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje të bashkëshortit të ardhshëm grek. b. Vërtetim vendbanimi të bashkëshortit të ardhshëm grek. c. Leje Martese (Adeia Gamou) ose Vërtetim Beqarie (Pistopoiitiko Agamias) të bashkëshortit të ardhshëm grek. d. Fotokopje e pasaportës ose e kartës identitetit të bashkëshortit të ardhshëm grek. Të gjitha këto dokumente duhet të jenë të legalizuara nga: - Ministria e Brendshme greke - Ministria e Punëve të Jashtme greke. - Ambasada Shqiptare, kundrejt pagesës prej 30 Euro për secilin dokument, shumë kjo që duhet paguar pranë bankës Pireaus, në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Në pamundësi të paraqitjes fizike të shtetasit shqiptar që do të martohen pranë Zyrave të Gjendes Civile në Shqipëri, atëherë ai mund të autorizojë çdo person të tretë në Shqipëri nëpërmjet një Prokure të Posaçme. Prokura mund të bëhet pranë Ambasadës duke u paraqitur vetë shtetasi shqiptar i cili dëshiron të kryejë shpalljen e martesës në Shqipëri, me pasaportën ose Kartën e Identitetit shqiptare dhe fotokopje të pasaportës ose Kartës së Identitetit shqiptare të përfaqësuesit që dëshiron të caktojë. Periudha e shpalljes së martesës është 10 ditë nga data e paraqitjes së dokumentave të mësipërme pranë Zyrës së Gjendjes Civile. Pas kësaj periudhe shtetasi shqiptar paraqitet sërish pranë të njëjtës Zyrës të Gjendjes Civile për të tërhequr dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje, dhe b. ?ertifikatë për Lidhje Martese, modelin ndërkombëtar, të cilat duhet të legalizohen pranë: d.Prefekturës përkatëse. e. Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë f. Ambasadës ose Konsullatave greke në Shqipëri Më pas këto çertifikata përkthehen zyrtarisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke në Athinë dhe paraqiten pranë bashkisë greke ku do të lidhet martesa. Përgatitur nga DEDES & ASSOCIATES LAW FIRM Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte