0030 210 33 18 483

Marrëveshje për të shmagur falimentimin e Marinopulos

26 Gusht 2016

Katër bankat kryesore greke janë duke arritur një marrëveshje për të shmangur falimentimin e kolosit tregtar grek, Marinopulos, kompanisë që ka numrin më të madh të supermerkateve në Greqi. Por Marinopulos nuk do të ekzistojë më si emër. 100% e aksioneve do t’i kalojnë një rrjeti tjetër të fuqishëm supermerkatash, Sklavenitis, që tashmë do të bëhet lojtari kryesor në këtë fushë. Marrëveshja paraprake e arritur midis dy kompanive dhe bankave, parashikon një kreditim prej 360 milionë eurosh për projektin e ri. 30 milionë të tjera do të paguhen nga Sklavenitis dhe 10 milionë nga Marinopulos. Përveçse me bankat, marrëveshje është arritur edhe me firmat ndaj të cilave Marinoulos është debitor me gjithësej 722,8 milionë euro. Këto firma kanë pranuar një reduktim me 50% të borxhit, për shuma që janë mbi 100.000 euro. Pranimi i tyre ka qenë i detyruar, pasi në rast të falimentimit të Marinopulos, ato nuk do të merrnin asnjë cent. Deri më një do të paguhen edhe detyrimet ndaj shtetit dhe fondeve të sigurimeve shopqëreore, me vlerë të përgjithshme 100,8 milionë euro. Marrëvreshja për shpëtimin e Marinopulos është miratuar nga bankat Alpha dhe Eurobank, ndërsa pritet të bëjnë të njëjtën gjë Banka Kombëtare Greke dhe ajo e Pireut. Marinopulos ka qenë për dekada një firmë lider në Greqi për tregtinë me pakicë. Ka më shumë se 900 supermerkata dhe njësi të tjera shitjeje, si dhe mbi 11 mijë punonjës. Në 1999, me një mega investim, Marinopulos u bashkua me kolosin Carrefour. Por 13 vjet më vonë francezët u tërhoqën krejtësisht, duke i lënë Marinopulos ekskluzivitetin e emrit për në Greqi dhe Ballkan. Duhet vënë në dukje se zhvillimet më Marinopulos nuk kanë asnjë pasojë për rrjetin e supermarketeve Carrefour në Shqipëri. Në prill 2015, ndërsa shihej se Marinopulos po shkonte drejt falimentimit, Carrefour Albania kaloi tërësisht në pronësi të kolosit shqiptar, Balfin Group. TRIBUNA

Ndaje me miqte