Mario Draghi: Përmirësim i dukshëm i ekonomisë greke
Tribuna
20 Nentor 2017
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi, ka vënë në dukje “përmirësimin e konsiderueshëm të ekonomisë greke, që pasqyrohet pozitivisht në tregjet financiare”.
Draghi ishte të hënën në një seancë dëgjimore para deputetëve të Parlamentit Europian, në Bruksel.
I pyetur nga zëvendëpresidenti i PE, eurodeputetit i SYRIZA-s, Dimitris Papadimoulis, mbi të ardhmen e ekonomisë greke, Draghi tha se gjendja e përgjithshme e ekonomisë greke është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, sa në dimensione reale, aq edhe sa i përket rritjes së prodhimit të përgjithshëm kombëtar dhe punësimit. Sipas Dragh-it, kjo do të thotë se zbatimi i programit të reformave ka filluar të japë fryte.
Në vazhdim, Mario Draghi tha se përmirësimi i ekonomisë greke pasqyrohet pozitivisht në tregjet financiare, gjë që shprehet në “rënien e madhe të garancive” dhe përgjigjen pozitive ndaj propozimit për shkëmbimin e obligacioneve nga qeveria greke.
Sa u përket bankave greke, presidenti i BQE tha se në këto momente indeksi i mjaftueshmërisë së kapitaleve është 17,1%, që sipas tij është një përqindje shumë e rëndësishme.
Ndërkaq, Draghi theksoi se bankat greke duhet të stabilizojnë gjendjen e tyre, pasi aktualisht aituata e depozitave është stabilizuar, por ende nuk ka ardhur në nivelet që ishte para krizës.
Ndaje me miqte