&ldquoLiridalja&rdquo e radhës: Lejohet dalja dhe kthimi i emigrantëve që nuk kanë marrë lejen e qëndrimit
TRIBUNA
29 Dhjetor 2016
Emigrantët që jetojnë në Greqi dhe nuk e kanë marrë ende lejen e qëndrimit, do të mund të dalin nga vendi e të kthehen pa problem edhe gjatë vitit 2017.
Ministri grek i rendit ka firmosur të enjten pasdite urdhërin përkatës që iu është dërguar gjithë pikave të kalimit të kufirit.
Sipas këtij urdhëri, lejohet nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, dalja dhe kthimi në Greqi i gjithë emigrantëve që ndodhen në procesin e pajisjes me leje qëndrimi.
Bëhet fjalë për emigrantët që kanë dorëzuar brenda afateve gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por që nuk e kanë marrë lejen e qëndrimit, për arsye që lidhen me performancën e administratës.
?farë dokumentesh kërkohen
Urdhëri përcakton se gjatë kthimit në Greqi, emigrantët duhet të kenë me vete:
- Pasaportë të vlefshme, apo dokument tjetër udhëtimi që njihet nga shteti grek.
- Vërtetim se kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit apo marrjen e lejes fillestare.
- Vërtetimin e posaçëm të qëndrimit të ligjshëm (Idiki Veveosi Nomimis Diamonis). Në këtë kategori bëjnë pjesë:
a) emigrantët të cilët kanë apeluar në gjykatë kundër vendimit refuzues për rinovimin apo dhënien e lejes fillestare të qëndrimit;
b) emigrantë për të cilët ka dalë vendim pezullimi apo pezullimi provizor nga gjykata e shkallës së parë ku ishte ankimuar emigranti dhe që ka të bëjë me:
1) Refuzimin e kërkesës për rinovim të lejes së qëndrimit;
2) Heqjen e lejes së qëndrimit (anaklisi);
3) Refuzimin e kërkesës për leje fillestare qëndrimi, me kusht që të ketë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Kush përjashtohet
Jo të gjithë poseduesit e vërtetimit të posaçëm kanë të drejtë të dalin nga Greqia e të kthehen. Përjashtohen ata që: janë liruar nga burgu me kushte kufizuese, mes të cilave ndalimi i daljes nga Greqia; që u janë vënë kushte kufizuese gjatë procesit paraprak të gjykimit.
SHENIM: Urdhëri i ministrit mund të lexohet në greqisht në adresën që vijon:
http://www.mopocp.gov.gr/index.php?option=ozo_content&perform=view&id=6012&Itemid=637&lang=
Ndaje me miqte