Liga e kampionëve: Olimpiakos i Besnik Hasit përballet me Barcelonën dhe Juventusin
Tribuna
24 Gusht 2017
Të enjten pasdite në Monako është hedhur shorti i ndeshjeve në grupe të Ligës së kampionëve (Champions League). Olimpiakos i Pireut, që drejtohet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi, do të ketë sfida mjaft të vështira, teksa do të përballet me dy nga ekipet më forta të kontinentit, Barcelonën dhe Juventusin, në grupin D.
Edhe kampioni në fuqi, Real Madridi, nuk parashikohet ta ketë të ëehtë, teksa ka në grupin e vet (H), Borussian e Dortmundit dhe Tottenhemin.
Me mjaft interes do të priten edhe përballjet e Bayern Mynihut me Paris Sen Zhermenin, tashmë që parizienët janë përforcuar me Neymarin.
Ndeshjet e para do të luhen më 12 dhe 13 shtator, ndërsa java e 6-të dhe e fundit e turit të parë do të luhet më 5 dhe 6 dhjetor.
Shorti i turit të parë
Grupi A
Benfica
Manchester United
FC Basel
CSKA Moska.
Grupi B
Bayern Munich
Paris Saint-Germain
Anderlecht
Celtic.
Grupi C
Chelsea
Atletico Madrid
Roma
FK Qarabag.
Grupi D
Juventus
Barcelona
Olympiakos
Sporting.
Grupi E
Spartak Moska
Sevilla
Liverpool
NK Maribor.
Grupi F
Shakhtar Donetsk
Manchester City
Napoli
Feyenoord.
Grupi G
Monaco
FC Porto
Besiktas
RB Leipzig.
Grupi H
Real Madrid
Borussia Dortmund
Tottenham
APOEL Nikozia.
Ndaje me miqte