Lejet e qëndrimit si do të mbyllni takim me telefon
08 Mars 2016
Pas ankesave të vazhdueshme të emigrantëve për vështirësitë kolosale në mbylljen e takimeve për çështje që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit, ministria e brendshme (sekretariati për emigracionin), ka caktuar një linjë të posaçme telefonike.
Nëpërmjet njoftimit të publikuar në sajtin zyrtar të ministrisë së brendshme, bëhet me dije se:
“Komunikimi i qytetarëve të vendeve të treta për të caktuar datën e dorëzimit të aplikimeve për marrje apo rinovim të lejes së qëndrimit, do të bëhet çdo ditë në numrin e telefonit 2131361700 (nga ora 09,00 deri 14,00)”.
Synimi i ministrisë është që të eliminohen në mënyrë drastike vonesat proverbiale dhe kronike, që vërehen në shërbimin e emigrantëve, që nga vështirësitë për mbylljen e datës së dorëzimit të aplikimit e deri në marrjen përfundimtare të lejes së qëndrimit.
Burime të ministrisë thanë për tribuna-news, se pas muajit prill, kur do të funksionojë me kapacitet të plotë sistemi elektronik, emigrantëve do t’u shërbehet në kohën e duhur dhe me cilësi.
Le të shpresojmë se do të jetë vërtetë kështu.
Tribuna
Ndaje me miqte