0030 210 33 18 483

Leje qëndrimi 5 vjeçare nëse keni në Greqi një pronë me vlerë 250.000 euro

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 10 Nentor 2016

Ekipi i konsulentëve juridikë, që përbëjnë stafin e Firmës Avokative «DEDES & ASSOCIATES, ofron konsulencë të vyer për çështje të ndryshme që lidhen me vlerësimin e pasurisë së patundshme të klientëve tanë, duke mbajtur parasysh si kushtet e tregut, ashtu edhe zhvillimet e çfarëdollojshme juridike përsa i përket taksimit të transferimit të pasurisë së patundshme. Marrim përspër tërësinë e transaksionit, qe nga momenti i negociatave fillestare deri në përpilimin e kontratës definitive, duke siguruar në mënyrën më efikase interesat ekonomike të klientëve tanë. Firma jonë Avokative ka përvojë të madhe në procedurën e përftimit të pronësisë dhe posedimin e titujve të ligjshëm. Bëjmë kontrolle të zgjeruara të titujve të ligjshëm dhe lejeve të ndërtimit, për të cilat interesohen klientët tanë, si edhe përgatisim gjithashtu prokurimet e nevojshme për leje regjistrimi të kontratave të shitblerjes në Kadastër në emrin dhe për llogari të klientëve. Për shtetasit e huaj, që duan të blejnë një pronë të patundshme (banesë/apartament ose ambjent profesional) Firma Avokative «DEDES & ASSOCIATES», në bashkëpunim dhe me një zyrë noteriale me përvojë, merr përsipër menaxhimin e gjithë procedurës deri në përpilimin e titujve të pronësisë. Përpos kësaj, në bazë të nenit 36A të ligjit 4146/2013, u jepet mundësia shtesë të huajve, qytetarëve të vendeve të treta, të përftojnë leje 5 vjeçare (5 vjet) qëndrimi duke blerë ose duke marrë me qira një pronë të një vlere prej 250.000 eurosh. Leja 5 vjeçare e qëndrimit në fjalë u akordohet si blerësve/pronarëve, edhe pjesëtarëve të familjeve të tyre. Ka kohëzgjatje 5 vjeçare me mundësinë e rinovimit për të njejtin afat dhe në thelb u ofron atyre mundësinë të udhëtojnë pa pengesa në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe të Marrëveshjes Shengen (Schengen), pa qenë e nevojshme viza e hyrjes për çdo vend në veçanti. Kjo vlen për çdo emigrant. Gjithashtu vlen dhe per çdo shtetas që jeton në shtetin grek dhe është i pajisur me leje qëndrimi ose për çdo shtetas që dëshiron të jetojë në shtetin grek dhe ka ne emrin e tij një pasuri të patundshme me vlerë 250.000 euro. Blerja e nje prone te patundshme ne shtetin grek per te gjith emigrantet qe deshirojnë leje qendrimi 5 vjecare realizohet vetem nëpërmjet zyrës avokative. Zyra përfaqësuese që ju keni zgjedhur meret me te gjithë procedurën e saktë dhe për çdo veprim që është i nevojshëm për të blerë pronën dhe për të aplikuar për lejen e qëndrimit. Zyra jonë gjithashtu mund t’ju sugjerojë dhe pronën e ëndrrave tuaja në zonën që ju dëshironi. Kryejmë cdo kerkim te disa pronave ne zonen që ju jeni interesuar, sipas sipërfaqes që ju dëshironi dhe me karakteristikat që ju dëshironi të ketë prona juaj. Pasi të kemi ne dispozicionin tonë disa prona, kryejmë çdo veprim për t’u siguruar që këto prona janë “të pastra” që do të thotë nuk janë vendosur si kolateral. Kështu që kur të vijnë në shtetin grek me vizë i interesuari për të blerë pronën, zyra jonë mund t’i tregojë pronat që kemi zgjedhur të cilat nuk janë problematike dhe i interesuari mund të vendosë për pronën më të përshtatshëm për të. Në vazhdim, gjatë afatit kohor që i lejon dhe viza fillojmë çdo procedurë, çdo dokument per të firmosur kontatën për blerjen e pronës, ndryshimin e emrit në faturën e ujit dhe të dritave, hapjen e llogarisë bankare, nxjerrjen e Numrit të Amzës Fiskale (AFM) nga autoritetet fiskale greke dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme. ?do procedurë kryhet brenda një afati kohore sa më të shpejtë që është e mundur. Në vazhdim, të interesuarit për blerjen e pronës në rast se janë të martuar mund ta mbajnë pronën 50% dhe të pajisen të dy me leje qëndrimi 5 vjeçare. Ose mund të kryhet kalimi i pronës tek një pjesëtar i familjes dhe pjesëtarët e tjerë mund të aplikojnë gjithashtu për leje qëndrimi pasi personi që është pronari i pronës të pajiset me leje qëndrimi. Aplikojnë duke përfituar dhe ata leje qëndrimi. Mund të përfitojnë bashkëshorti, fëmijtë dhe prindërit e pronarit gjithashtu. DOKUMENTAT E NEVOJSHME Dokumentat e nevojshme për çdo shtetas të huaj që interesohet të blejë një pronë të patundshme janë: Viza, hyrja e ligjshme ne shtetin grek Shtetasi i huaj qe interesohet te blejë një pronë të patundshme duhet të pajiset me vizë D, që të ketë të drejtën të blejë një pronë dhe të fillojmë procedurën për aplikimin e lejes së qëndrimit. Zyra jonë që në fillim të këtij ligji të ri që i ofron të drejtën çdo shtetasi të huaj që blen një pronë të patundshme ne shtetin grek të pajiset me leje qëndrimi 5 vjecare. Eshtë arritur të realizohen shumë blerje she shumë shtetas të huaj janë pajisur me leje qëndrimi. Kjo na ka dhënë mundësinë që për çdo të interesuar që bën një kërkesë për vizë D, që në monentin që drejtohet në zyrën tonë. Dërgojmë një kërkesë përkatëse tek ambasada në shtetin ku banon që t’iu pranohet kërkesa për vizën. Kështu që procedurat për marrjen e vizës janë më të shpejta dhe iu jepet e drejta të vijnë në shtetin grek për të vazhduar procedurat. Siguracion shëndetësor. Studio D&A Law Firm mund t’ju ndihmojë dhe me nxjerrjen e siguracionit përkatës që ju nevojtet për aplikimin e lejes së qëndrimit. ?ertifikata familjare. ?ertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë. ?ertifikata e martesës (për shtetasit e huaj që janë të martuar). ?ertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë. Në rast se janë pensionistë, edhe vertetimi përkatës për pensionin. Të dhënat personale të individit, banesa në shtetin ku jeton (kontrata), nëse është në punë anresa e punës. ?ertifikata duhet të jetë e vulosur nga ministria e jashtme dhe nga ambasada greke në shtetin ku banoni. Përkthimi i çertifikatës mund të kryet edhe nga zyra jonë. Në rast se shtetasi i huaj ka në emrin e vet pronë tjetër të patundshme në shtetin ku jeton (p.sh., tokë, lokale, etj., etj.), mund të sjellë edhe kontratata përkatëse. Eshtë shumë e rëndësishme që shtetasi i vendit të tretë që dëshiron të pajiset me viozë D, tëd rejtohet në një zyrë avokatie që të marrë përsipër procedurat, sepse çdo vonesë apo gabim mund t’u krijijë probleme. Gjithashtu, me vizë D mund të pajiseni disa herë. Në rast se pajiseni me vizë C, duhet të kontaktoni për dokumentat shtesë që do t’ju nevojiten, me qëllim që të keni gjithashtu të drejtën për blerjen e një prone dhe aplikimin për leje qëndrimi. Vetëm duke qenë të pajisur me vizë C ose D do ta keni këtë të drejtë. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte