Leja e qëndrimit: Jeni në pritje të përgjigjes apo ju është refuzuar aplikimi? Zyra e Avokatisë Dedes ju ndihmon
06 Prill 2016
Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social, parashikon që për të gjithë ata që nuk kanë arritur të rinovojnë lejet e qëndrimit dhe kanë marrë Refuzim (aporipsi) për shkak të mos përmbushjes të numrit të duhur të pullave (ensimave), do kenë mundësi të rinovojnë ose të pajisen me leje qëndrimi vetëm me anë të librit të Shëndetit (IKA, OGA etj).
E njëjta gjë parashikohet dhe për të gjithë ata që kanë marrë refuzim vetëm për arsyen e mospëmbushjes të pullave, dhe ndodhen në proçes gjyqësor për t’u hedhur poshtë refuzimi.
Zyra jonë e avokatisë meret edhe me këto çështje të rishikimit të dosjeve dhe ju jep mundësinë të pajiseni me dokumentat që ju keni të drejtë të përfitoni sipas ligjeve greke.
A) Aplikime në pritje (Ekremis etisis)
Për të gjithë aplikimet në pritje, përfituesit janë të gjithë emigrantët që aplikuan për leje qëndrimi të kategorive:
-lejet për punë të varur
-lejet 10 vjeçare
-lejet me kohë të zgjatur
-lejet për bashkim familjar.
të cilët aplikuan gjatë viteve 2010, 2011, 2012, dhe 2013 dhe nuk plotësojnë numrin e duhur e pullave (në ligj shkruhet “ditët e sigurimit”).
Ne mund t’ju rinovojmë dosjen dhe të aplikojmë sërisht.
SHENIM: Emigrantët që janë në pritje të lejes 10 vjeçare do të paraqesin vetëm librin e shëndetit në fuqi. Nuk paguajnë paravolo. Në rast se bëjnë bashkim familjar atëherë do paguajnë për çdo person paravolo 150 euro.
B)Aplikime të refuzuara (Aporifthises etisis)
Për të gjithë ata që kanë marrë refuzim për shkak të mos plotësimit të numrit të pullave, ata që përfitojnë janë të gjithë emigrantët të cilët kanë bërë kërkesë në gjykatat greke për hedhje poshtë të refuzimit deri në datën 01/04/2014 për shkak të mosplotësimit të numrit të ensimave, dhe VETEM nëse ka dalë vendim për pezullim të përkohëshëm të vendimit të refuzimit.
PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES
Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte