Leja e kalimit si mund të udhëtoni në rast se keni humbur pasaportën
07 Gusht 2016
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.
Për Zyrën Juridike DEDES & ASSOCIATES është shumë e thjeshtë që t’ju ndihmojë të merrni nënshtetësinë greke, nëse, sigurisht, plotësoni kushtet.
Ju lutemi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Lejet e kalimit jepen në rastet kur shtetasi shqiptar i ndodhur jashtë shtetit ka humbur pasaportën, ose për arsye të ndryshme nuk disponon një pasaportë të vlefshme për udhëtim.
Leja e kalimit ka afat për 6 muaj nga data e lëshimit dhe është e vlefshme vetëm për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Leje Kalimi për të rritur
Pajisja me Leje Kalimi e shtetasve shqiptarë të rritur, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri.
Dokumentacioni i nevojshëm
1) Pasaportë e pavlefshme / kartë identiteti origjinale / certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 3 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit ose
2) Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik;
3) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës, për rastet e humbjes;
4) 2 foto me përmasa 4x5 cm, dhe me sfond të bardhë;
5) Mandat pagesa me bankë.
Hapat e procedurës
1) Paraqitja personale;
2) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli;
3) Verifikimi i identitetit, nëse është e nevojshme;
4) Plotësimi i formularit LK 1.
Tarifa e shërbimit: 30 euro.
Afati: Menjëherë ose në varësi të kohës së verifikimeve, kur janë të nevojshme.
Zyra: Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore
Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës.
Afati i vlefshmërisë, sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj. Bëhet përjashtim i pranisë personale të personit kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt; Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.
Leje Kalimi për të mitur
Pajisja me Leje Kalimi për fëmijë të mitur, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi (humbur ose dëmtuar) ose të bebeve të lindura jashtë vendi dhe që dëshirojnë të vijnë ose kthehen në Shqipëri.
Dokumentacioni i nevojshëm
1) Kërkesë e prindërve të të miturve ose
2) E njërit prind, me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi jepet nëpërmjet një deklarate me shkrim, e mbështetur në dokumente konfirmuese ose nëpërmjet një deklarate noteriale.
3) Për të miturin me një prind ose me kujdestar, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.
4) Pasaportë e pavlefshme / kartë identiteti origjinale / certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 3 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit;
5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës;
6) Për bebe të lindura në spitalet jashtë vendi, kërkohet akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim) dhe i përkthyer
7) 2 foto të të miturit me përmasa 4x5 cm, dhe me sfond të bardhë; 8) Mandat pagesa me bankë.
Hapat e procedurës
1) Paraqitja personale e të dy prindërve dhe e të miturit ose:
2) Paraqitja e njërit prind dhe autorizimit noterial të palës tjetër prindërore për paraqitjen e kërkesës dhe e të miturit;
3) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli;
4) Verifikime të tjera, nëse shihet e nevojshme;
5) Plotësimi i formularit LK 1.
Tarifa e shërbimit: 30 euro.
Afati: I menjëhershëm, ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme.
Zyra: Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore
Shënime:
-Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës.
-Në rastet e bebeve të lindura jashtë vendi, kur autoritetet kompetente nuk shënojnë emrin në Aktin e lindjes së spitalit, bëhet një deklaratë nga dy prindërit mbi emrin e ardhshëm të bebes.
-Leja e kalimi është e vlefshme vetëm për një kalim me destinacion Shqipërinë
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.
Për Zyrën Juridike DEDES & ASSOCIATES është shumë e thjeshtë që t’ju ndihmojë të merrni nënshtetësinë greke, nëse, sigurisht, plotësoni kushtet.
Ju lutemi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES Law Firm
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
e-mail: general@dedeslaw.gr
site: www.dedeslaw.gr
RRJETET SOCIALE
Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/
Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr
Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/
Linkedin: dedes-and-associates-law-firm-
Ndaje me miqte