Laçi fiton Kupën e Shqipërisë mposht Kukësin 21
30 Maj 2015
Skuadra e Laçit ka fituar Kupën e Shqipërisë pasi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1.
Sfida nisi e fortë dhe me një mbështetje spektakolare nga tifozët e dy ekipeve që kishin mbudhur stadiumin kombëtar në Tiranë.
Golin e parë e shënoi Laçi në miuntën e 28 të pjesës së parë me Emiljano Veliajn. Mbrojtësi i Kukësit, Mici pengoi në mënyrë të gabuar Mustafën në hyrje të zonës dhe si lojtar i fundit rrezikoi kartonin e kuq, por arbitri akordoi goditje dënimi dhe karton të verdhë, ndërsa Kukësi pretendoi të kundërtën, penallti dhe karton të kuq për kundërshtarin. Goditja e dënimit u akordua në hyrje të zonës, Veliaj e ekzekutoi në mënyrë perfekte duke dërguar topin në rrjetë me një super gjuajtje.
Megjithatë Kukësi nuk u dorëzua deri në minutën e fundit të pjesës së parë duke besuar te barazimi, të cilin e gjeti me Edon Hasanin. Pejic stopoi një top të bukur me gjoks për kosovarin që me një gjuajtje të fuqishme fluturimthi e ndali topin në rrjetë.
Fraksioni i dytë i ndeshjes nis mirë për ekipin e Laçit që shënon golin e dytë në minutën e 60 pas një goditje dënimi.
Veliaj sërish ekzekuton goditjen e dënimit, por nuk gjuan në portë, topi shkon te Mustafa që nxjerr Xhejmsin të vetëm me Halilajn para portës, që shënon golin e dytë për bardhezinjtë.
Laçi e ka fituar për herë të dytë këtë trofe, ndërsa Kukësinuk arriti ta bëjë ‘sefte’ por edhe të shpëtonte edicionin nga dështimi, pasi në kampionat nuk arriti më shumë se vendi i dytë.
Formacionet e dy ekipeve finalistë të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion
Kukësi: Halilaj, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Lushtaku, Xheferson, Hasani, Hysa, Zeqiri, Pejiç. Trajner: Miodrag Radanoviç
Laçi: Vujadinoviç, Teqja, Sheta, Buljan, ?ela, Meto, Mustafa, Veliaj, Sefgjinaj, Cetkoviç, Xhejms. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Lorenc Jemini.
Ndaje me miqte