0030 210 33 18 483

Kujdestaria e fëmijëve pas divorcit. Kush dhe si e merr?

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 22 Tetor 2016

Sipas statistikave, 50% e çifteve në Greqi përfundojnë në sallat e gjykatave për divorc. 1 milion qytetarë në Greqi janë fëmijë prindërish të divorcuar. Në 99% të rasteve të gjykuara, kujdestaria për fëmijën i jepet nënës. Këto të dhëna statistikore dëshmojnë se sa i madh është ky problem në Greqi. Një problem i cili prek jo vetëm qytetarët vendas, por siç po tregohet nga përvoja, shtrihet përherë e më shumë edhe te qytetarët e huaj që jetojnë këtu, përfshirë shqiptarët. Cilat janë ato raste që një nënë mund të humbasë kujdestarinë e fëmijës? Nese fëmija dëshiron të qëndrojë me prindin tjetër dhe jo me nënën, cilat janë veprimet që duhen kryer? Në këtë rast nëna a duhet të japë një shumë mujore parash për fëmijën që qëndron me të jatin? Për këto pyetje dhe jo vetëm ju përgjigjet studio e avokatisë D&A Law Firm dhe drejtori i saj, avokati Konstantinos Dedes. Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: +30 2103621415 (nga e Hena deri te Premten, nga ora 9:00-18:00) ose tek numri +30 6947286856 (çdo ditë të javës) fax: 210 3623308, site: www.dedeslaw.gr, e-mail : general@dedeslaw.gr Kujdestaria e fëmijve Qendrimi i femijeve pas nje divorci eshte nje çeshtje shume e rendesishme. Ne shume raste zgjasin me muaj proceset deri sa gjykata te marre vendimin perfundimtar per te miren e femijeve. Nje avokat i mire mund t’ju ndihmoje qe kujdestarine ta merrni ju nese normalisht keni te drejte per ta marre. Kujdestaria ka disa menyra per t’u realizuar. Nje menyre per te patur prinderit kujdestarine eshte ajo qe e ndan këtë kujdes në 50%. Njeri prind kujdeset per femijen duke jetuar me te, dhe tjetri kujdeset per mbeshtetjen ekonomike dhe per ta perfaqesuar femijen ne jeten e tij per çdo problem qe mund te kete. Gjithashtu, njeri prind qe do jetoje bashke me femijen duhet te jete dakort qe disa ore ose dite ne jave prindi tjeter ka te drejt te kaloje kohe me femijen. Kjo nuk do te thote qe duhet patjeter prinderi tjeter te vije ne shtepi ta takoje femijen, por ka te drejte ta marre dhe te kalojne bashke kete kohe. Por kjo zakonisht nuk ndodh keshtu, sepse te gjithe prinderit mundohen qe femija te kete nje jete normale, edhe pse prinderit e tij jane ndare, por gjithashtu koha e femijes me kalimin e vitin pakesohet, duke qene dhe ai i angazhuar me aktivitete te ndryshme. Ose femija duke u rritur ka te drejte dhe ai te vendose per kohen qe deshiron te kaloje me prindin tjeter. Ne kete rast drejtoheni gjithmone tek avokati per te bere cdo veprim qe eshte i nevojshem qe mos te keni problem me prindin tjeter. Gjykatesi, para marrjes se cdo vendimi, mundohet te shikoje te miren e femijes. Cfare do te ishte me mire per jetesen e tij, qe te kete nje jete normale, ai vete si dhe vellezerit ose motrat e tij. Gjykatesi duhet gjithashtu te vendose dhe per vendin ku do te qendroje femija me prinderit kujdestare. Sepse prindi kujdestar ka te drejte te vendose per vendin e jeteses gjithashtu dhe menyren e jeteses se femijes. Qe ne momentin qe femija eshte ne nje moshe me te madhe dhe mund te vendose dhe ai me cilin prind deshiron te qendroje, gjykatesi merr parasysh dhe deshiren e femijes. Por vetem kur femija mbush 18 vjec sipas ligjeve ka te drejte te vendose ai me cilin prind do te qendroje. Por kur femija ka nje pjekuri qe nga mosha 16-18 dhe mund te vendose ose deshiron te qendroje me ta jatin dhe jo me nenen e tij, i jati ka te drejte te hape gjyq dhe te kerkoje qe t’i kalohet atij kujdestaria duke u bazuar dhe tek deshira e femijes. Sepse zakonisht e jema sipas ligjeve eshte ajo qe merr automatikisht kujdestarine e femijes. Keshtu qe, nese deshironi qe mos te largohet prindi kujdestar me femijen e tuaj, dhe te keni dhe ju mundesi ta takoni dhe ta shikoni, avokati do ju ndihmoje duke theksuar dhe arsyet tuaja ne gjykate. Por çfarë ndodh kur një fëmijë jeton me të jëmën por, pas disa vitesh rreth moshës 17 vjeç, që mund të quhet i pjekur për të vendosur për jetën e tij, ai dëshiron të mos vazhdojë të jetojë me prindin kujdestar? Ne shume raste femija nuk deshiron te jetoje me te jemen per shume arsye, por per shkake qe e jema merr sipas ligjeve kujdestarine e femijes kur ai eshte minoren dhe nuk ka te drejte te vendose vete, eshte i detyruar te qendroje me te. Por mbas disa vitesh dhe mund te merret parasysh dhe deshira e tji, vendose te jetoje me te jatin. I jati qe nuk ka kujdestarine duhet te beje nje kerkese ne gjykate, duke theksuar deshiren e femijes te jetoje me te. Me pas del vendimi nga gjykata nese eshte e pranueshme kerkesa e femijes qe nuk ka mbushur akoma moshen 18 vjece. Zakonisht gjykatesi kerkon te takojne femijen per te vertetuar qe nese femia deshiron qe te ndryshoje prindin kujdestar. Ne raste se femija largohet me prindin jo kujdestar, prindi qe ka kujdestarine ka te drejte te dergoje nje kerkese ne gjykate qe prindi tjeter ka marre femijen e saj. Ose dhe ta denoncoje ne polici per rrembimin e femijes. Kjo ceshtje zgjidhet vetem me gjyqe, prandaj duhet te kontaktoni ne fillim avokatin tuaj para se te beni cdo veprim tjetër. Avokati do t’ju keshilloje per menyren me te mire qe ta zgjidhni kete problem. Femija pyetet vetëm pasi mbush moshën 18 vjeçe? Femija pavaresisht moshes qe ka, pyetet nga gjykatesi me cilin deshirone te qendroje. Por me shume merret parasysh pasi femija mbush moshen 18 vjece sepse konsiderohet ne baze te psikologeve qe ka pjekurine e duhur per te thene mendimin e vet mbi kete ceshtje. Pagesa mujore qe jep prindi jokujdestar Ne raste se prindi kujdestar ka probleme shendetesore, ose probleme me gjendjen ekonomike; nese nuk ka te ardhura te mjaftueshme per te rritur femijen dhe per t’i qendruar prane per cdo shpenzim qe mund te nevojitet dhe per studimet e femijes, atehere prindi jokujdestar eshte i detyruar te paguaje nje shume mujore si ndihme ekonomike. Shuma mujore percaktohet nga gjykatesi, që e merr vendimin bazuar ne te ardhurat ekonomike te prinderve. Prindi jokujdestar ka te drejte te paguaje nje shume mujore per femijen vetem nese prindi kujdestar nuk mundet ta rrise me te ardhurat e vetaa femijen. Prindi jokujdestar nuk eshte gjithmone i jati, por ka raste qe dhe e jema eshte prindi jokujdestare. Dhe ajo gjithashtu ka te njejtin detyrim ndaj femijes e vet. Komunikimi Nje nder shume vendime qe gjykatesi duhet te marre rreth ceshtjeve te kujdestarise se femijes eshte dhe komunikimi ndaj familjes. Duhet te percaktoje dhe te qartesoje komunikimin e prinderve me femijen. Prindi jokujdestar ka te drejte te komunikoje me femijen e vet, keshtu qe prindi kujdestar nuk duhet te sjelle pengesa ndaj marredhenies qe ka prindi jokujdestar me femijen e vet. Kur e humbet kujdestarinë e jëma? Ne raste se e jema ka probleme me alkoolin, me lende narkotike, apo probleme mendore ose psikologjike dhe mund te vertetohet nga mjeku. Ose nese e jema ka probleme me shtetin, probleme me sjellje kriminale. Ne keto raste automatikisht dhe pavaresisht moshes se femijes, kujdestaria kalon tek i jati. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES, dhe informohuni dhe nga mediat sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte