Kriza solli mbylljen e 240 mijë bizneseve në Greqi
25 Prill 2016
Sipas gazetës Kathimerini, mbyllja e bizneseve në Greqi ka marrë përmasat e një katastrofe kombëtare. Në listën e bizneseve të regjistruar në vitin 2015 kishte 16.000 më pak në krahasim me një vit më parë, siç vë në dukje raporti i Komisionit Europian.
Ndërkaq, për të patur një pamje më të qartë, vështrimi duhet kthyer edhe më mbrapa. Atëherë kuptohet plotësisht impakti negativ që ka patur kriza e cila po godet Greqinë për të shtatin vit rresht. Nga viti 2008 deri më sot, janë mbyllur plot 244.712 subjekte të biznesit privat, ndërmarrje të vogla e të mesme kryesoisht, por edhe me qindra punonjës, siç ishte rasti më i fundit i kompanisë “Ilektroniki Athinon”.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Europian, nga 858.685 subjekte të regjistruar në 2008, në fund të vitit 2015 kishin mbetur aktivë 613.793. Bashkë me bizneset e mbyllura u humbën edhe 842.670 vende pune. Në përllogaritje financiare, “zhdukja” e këtyre bizneseve eliminoi edhe një produkt me vlerë 30,31 miliardë euro.
Situata nuk parashihet të jetë më e mirë në 2016-n, madje të dhënat e muajve të parë janë dëshpëruese.
Sipas të dhënave të Regjistrit të Përgjithshëm Tregtar (GEMI), në tremujorin e parë të 2016-s (janar-mars), u mbyllën 9.812 biznese, ndërsa në anën tjetër, u hapën 5.988 bizese të reja. ?ka do të thotë se edhe gjatë tre muajve të parë të vitit në vazhdim, u mbyllën 3.824 biznese.
Tribuna
Ndaje me miqte