0030 210 33 18 483

Krimi kibernetik. Si parandalohet dhe si luftohet

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 20 Dhjetor 2016

Zhvillimi i vrullshëm i informatikës dhe afirmimi i Internetit në instrument bazë, si në sektorët e punës, edhe në atë të argëtimit, e shndërron informacionin elektronik në një produkt të ri bazë, që meriton mbrojtjen në fushën e së drejtës. Në thelb është krimi që lidhet drejtëpërdrejtë me abuzimin e mundësive të kompjuterave dhe ka të bëjë kryesisht me shkeljen e sigurisë së sistemeve kompjuterike dhe të të dhënave që përmban, me mashtrimin përmes kompjuterit, me denigrimin (shpifjen) përmes Internetit dhe me kopjimin, aksesin ose përdorimin e paligjshëm të programeve të kompjuterave. Firma Avokative “DEDES & ASSOCIATES” specializohet mbi çështje të rrezikut të veçantë, siç është ajo e juridiksionit ligjor (cili ligj zbatohet) dhe gjyqësor (cila gjykatë është kompetente), për gjykimin e dënueshmërisë se një akti në Internet, po kështu edhe të mbledhjes së provave të nevojshme dhe investigimit të krimeve, që janë kryer në dëm të klientëve tanë. LIGJ PER PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E KRIMIT KIBERNETIKE Ky ligj ka per qellim parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetike me masa konkrete, parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve permes sistemeve kompjuterike, duke ofruar respektimin e te drejtave te njeriut dhe mbrojtjen e te dhenave personale. Eshte i aplikueshem teresisht ne ruajtjen e te dhenave ne sistemet kompjuterike si dhe sanksionon metodat dhe procedurat se si dhe nga kush keto te dhena mund te perdoren. KRIMI KIBERNETIK është aktivitet kriminal i zhvilluar ne rrjet qe ka si objekt apo si menyre te kryerjes se krimit keqperdorimin e sistemeve kompjuterike dhe te te dhenave kompjuterike. SISTEMI KOMPJUTERIK është çfaredo mjeti ose montimi i mjeteve te nderlidhura apo qe jane ne lidhje operative, prej te cilave nje ose me shume ofrojne te dhena automatike qe procesohen me ane te programeve kompjuterike. PROCESIMI AUTOMATIK I TE DHENAVE është një proces me ane te te cilit te dhenat ne sistemin kompjuterik procesohen me ane te programeve kompjuterike. PROGRAMI KOMPJUTERIK përfshin grupin e udhezimeve qe mund te zbatohen permes sistemit kompjuterik ne menyre qe te fitohen rezultatet e caktuara. TE DHENAT KOMPJUTERIKE JANE ?do perfaqesim i fakteve, informatave apo koncepteve ne ate forme qe te mund te procesohen me sisteme kompjuterike. Kjo kategori perfshin cdo program te kompjuterit qe mund te inicioje sistemet kompjuterike per te kryer funksione te caktuara. OFRUES I SHERBIMEVE është çdo person fizik ose juridik, qe shfrytezuesve ua ofron mundesine e komunikimit me sistem kompjuterik, si dhe personin, qe i proceson ose qe i mbledh te dhenat per keta ofrues te sherbimeve dhe per shfrytezuesit e sherbimeve te ofruara prej tyre. TRAFIKU I TE DHENAVE, - ato te dhena kompjuterike qe kane te bejne me komunikimin qe behet permes sistemit kompjuterik dhe prodhimeve te tij, duke perfaqesuar nje pjese te zinxhirit te komunikimit, duke treguar origjinen e komunikimit, destinimin, linjen, kohen, daten, madhesine, vellimin dhe kohezgjatjen, si dhe llojin e sherbimit te shfrytezuar per komunikim. TE DHENAT MBI SHFRYTEZUESIN - ?do informate qe mund te shpjere ne identifikimin e shfrytezuesit, duke perfshire llojin e komunikimit dhe sherbimin e shfrytezuar, adresen e postes, adresen gjeografike, adresen e IP-se, numrat telefonike apo cfaredo numri tjeter te qasjes dhe mjetet e pageses per sherbimin perkates si dhe cfaredo te dhene tjeter qe mund te shpjere ne identifikimin e shfrytezuesit. MASAT E SIGURISE - shfrytezim i procedurave te caktuara, mjeteve ose programeve te specializuara kompjuterike me ane te te cilave qasja ne sistemin kompjuterik eshte e kufizuar ose e ndaluar per kategorite e caktuara te shfrytezuesve. MATERIALET PORNOGRAFIKE ME TE MITUR - çdo material qe paraqet nje te mitur apo nje person te rritur i paraqitur si i mitur me nje sjellje eksplicite seksuale apo imazhe te cilat, edhe pse nuk paraqesin person real, stimulon ne menyre te besueshme nje te mitur me sjellje eksplicite seksuale. PARANDALIMI, SIGURIA DHE FUSHATAT INFORMATIVE 1. Ne menyre qe te sigurohen sistemet kompjuterike dhe mbrojtja e te dhenave personale, autoritetet dhe institucionet publike me kompetenca ne kete fushe, ofruesit e sherbimeve, organizatat joqeveritare dhe perfaqesuesit e shoqerise civile kryejne aktivitete dhe programe per parandalimin e krimit kibernetik. 2. Autoritetet dhe institucionet publike me kompetence ne kete fushe ne bashkepunim me ofruesit e sherbimeve dhe organizatat joqeveritare si dhe perfaqesuesit e tjere te shoqerise civile zhvillojne politikat, praktikat, masat, procedurat dhe standardet minimale per sigurine e sistemeve kompjuterike. 3. Autoritetet dhe institucionet publike me kompetenca ne kete fushe ne bashkepunim me ofruesit e sherbimeve, organizatat joqeveritare dhe perfaqesuesit e tjere te shoqerise civile organizojne fushata informative mbi krimin kibernetike dhe rreziqet per shfrytezuesit e sistemeve te kompjuterit. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte