Kotzias kërkon nga BE &ldquovëmendje ndaj nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor&rdquo
21 Qershor 2016
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka kërkuar që gjithë vendet e BE-së të fokusohen në atë që ai e ka quajtur “një valë e re nacionalizmi në Ballkanin Perëndimor” dhe që sipas tij, “ky nacionalizëm mund të shkatërrojë vetë Europën”.
Kotzias ka folur në takimin e radhës të ministrave të jashtëm të Unionit, ku një nga temat e rendit të ditës lidhej me zhvillimet e fundit në FYROM.
Sipas informimit që u bëri vetë ministri gazetarëve grekë në Luksemburg, Kotzias ka theksuar se “problemi kryesor i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka të bëjë me mungesën e kulturës së dialogut e të kompromisit”.
Ministri i jashtëm grek e përdori këtë argument për t’iu përgjigjur kritikave mbi veton që Greqia po mban që prej vitit 2008 për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO dhe që sipas kritikëve, por të mos ishte vendosur, sot situata e FYROM do të ishte më e mirë.
Ministri i jashtëm grek ka thënë më tej se, sa FYROM, aq edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor (që nuk i ka emërtuar), nuk zbatojnë rregullat e fqinjësisë së mirë.
“Nënvizova se kemi lindjen e një vale të re nacionalizmi në Ballkanin Perëndimor, që duhet të përbëjnë objekt vëmendjeje të veçantë nga ana e gjithë Bashkimit Europian... Dhe ky ishte një mesazh jo vetëm për FYROM, por kryesisht edhe për vende të tjera ku, me gjithë propozimet që bëmë, po shohim një shpërthim nacionalizmi që nuk i ndihmon mirëkuptimit, por as integrimit europian të këtyre vendeve”, tha Kotzias, duke shtuar që nëse këto vende insistojnë dhe lejojnë forcimin e nacionalizimit, do të kenë dhe sanksionet përkatëse në procesin e integrimit.
Ministri i jashtëm grek tha se diplomacia vendase ka një listë të madhe instrumentash të cilat në mënyrë konstante dhe në varësi të rrethanave i përdor me efikasitet.
Ministri i jashtëm grek ishte në fillim të këtij muaji në Tiranë, në një vizitë që e cilësoi të suksesshme. Por edhe para, edhe pas vizitës, Athina zyrtare reagoi në mënyrë të ashpër ndaj disa deklaratave të politikaëve shqiptarë, si dhe pas shpalosjes së një banderole për ?amërinë gjatë një ndeshjeje të Shqipërisë në Euro 2016.
Tribuna
Ndaje me miqte