Kompensimi i solidaritetit fillon për të gjithë brenda janarit
TRIBUNA
15 Janar 2017
Në pesëmbëdhjetëditëshin e dytë të muajit janar do të fillojë zbatimi i programit për Kompensimin Social të Solidaritetit (Kinoniko Epidoma Alilengis - KEA), nga i cili do të përfitojnë më shumë se 700.000 persona, përfshirë dhe emigrantët.
Përfituesit do të marrin:
Familjet me një anëtar, 200 euro në muaj.
Për çdo pjesëtar të rritur të familjes, plus 100 euro në muaj.
Për çdo pjesëtar të mitur, 50 euro çdo muaj.
Përfitime të tjera:
Dhënia e kompensimit të solidaritetit shoqërohet edhe nga përfitime të tjera, si: shërbim mjekësor e farmaceutik falas për personat pa siguracion; vakte falas për fëmijtë në shkollë; përfshirja në programet për luftimin e varfërisë.
Kriteret e të ardhurave dhe të pasurisë
Vlera e përgjithshme e pasurisë së patundshme të familjes nuk duhet ta kalojë shumën 90.000 euro për familjet me një anëtar, e shtuar me 15.000 euro për çdo anëtar tjetër dhe nuk mund ta kalojë vlerën e përgjithshme 150.000 euro.
Pasuria e tendshme
1.Shpenzimet për pasurinë e tundshme të familjes (autovetura apo motoçikleta), nuk mund të tejkalojë në tërësi shumën 6.000 euro.
2.Shuma totale e të ardhurave apo e depozitave bankare të familjes, nuk duhet të kalojë vlerën e mëposhtme deri në gjashtë muaj para se të bëhet aplikimi për të përfituar kompensimin:
Familje me një anëtar, 1.200 euro;
Familje e përbërë nga dy të rritur apo familje me një anëtar të rritur dhe një të mitur, 1.800 euro;
Familje e përbërë nga dy të rritur dhe një të mitur, apo familje me një anëtar të rritur dhe dy anëtarë të mitur, 2.100 euro;
Familje të përbëra nga tre të rritur, apo dy të rritur dhe dy të mitur, apo familje me një anëtar të rritur dhe tre të mitur, 2.400 euro.
Për familje që përbëhen nga tre të rritur dhe një të mitur, apo dy të rritur dhe tre të mitur, apo familje me një të rritur dhe katër të mitur, kufiri i të ardhurave shkon në 2.700 euro.
Për familje të përbëra nga katër pjesëtarë të rritur, apo dy të rritur dhe katër të mitur, apo familje me një anëtar të rritur dhe pesë të mitur, kufiri arrin në 3.000 euro.
Dokumentet që kërkohen
Para se të nisin procesin e aplikimit, të interesuarit duhet të keni grumbulluar këto dokumente, me të cilat shoqërohet aplikimi:
Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (AMKA), nipti fiskal (AFM), vërtetime për gjendjen e të ardhurave dhe të pasurisë së patundshme (nëse kanë), numër llogarie bankare, dëshmi e vendbanimit.
Në rast se të interesuarit aplikojnë përmes Qendrës së Informimit të Qytetarëve (KEP) apo shërbimet sociale të bashkisë, duhet të plotësojnë edhe një deklaratë të legalizuar, ku japin konsensusin e tyre që verifikohen gjithë të dhënat për pjesëtarët e rritur të familjes. (Kjo deklaratë gjendet në faqen elektronike të programit, www.keaprogram.gr).
Aplikimi për t’u përfshirë në program bëhet nga një prej pjesëtarëve të familjes, që ka bërë deklaratën më të fundit të të ardhurave (forolojiki dilosi), ose nga bashkëshorti/ja. Ose edhe drejtpërdrejt nga i interesuari në faqen elektronike të programit, www.keaprogram.gr.
?farë kushtesh duhet të plotësojnë emigrantët
Përveç gjithë kushteve të përgjithshme, emigrantët duhet të kenë qëndrim të ligjshëm dhe të kenë bërë deklaratën tatimore. Pra, emigrantët që përmbushin këto dy kushte, mund të aplikojnë për programin. Në vazhdim, gjithë krieret e tjera si për të ardhurat apo pasurinë, do të jenë të njëjta për të gjithë aplikuesit, pavarësisht shtetësisë, racës dhe prejardhjes nacionale.
Ndaje me miqte