Kompensimi i solidaritetit: Kryebashkiaku i Athinë kërkon shtyrje afati për emigrantët
TRIBUNA
21 Shkurt 2017
Kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis ka kërkuar një shtyrje afati në procedurën e paraqisjtes së aplikimeve për kompensimin e solidaritetit.
Në kërkesën drejtuar ministres alternate të punës, sigurimeve shoqërore dhe solidaritetit, Theano Fotiu, Kaminis i referohet “gjendjes tragjike” që dominon në shërbimet ku paraqiten aplikimet, për shkak të problemeve në sistemin kompjuterik.
Një nga problemet më të mëdha është pamundësia e futjes në sistem për verfikimin automatik, e lejeve të qëndrimit të emigrantëve.
Kaminis kërkon që të ketë një bashkëkoordinim me ministrinë e reformës administrative, me qëllim që të zgjerohet roli i nëntë qendrave të shërbimit të qytetarëve (KEP), kështu që këto të pranojnë emigrantët thjesht duke treguar këta të fundit lejen e qëndrimit.
Kryebashkiaku kërkon gjithashtu shtimin e pikave të shërbimit si dhe përforcimin e atyre ekzistueseve me specialistë nga ministria.
Ndaje me miqte