Kompensim 360 euro për të moshuarit që nuk kanë pension
TRIBUNA
03 Gusht 2016
Qeveria greke ka vendosur dhënien një kompensimi solidariteti, me vlerë mujore prej 360 eurosh, për gjithë personat e moshuar që nuk sigurojnë dot pension.
Kompensimi do të shpërndahet nga Enti i Sigurimeve Bujqësore, OGA, dhe fondet, siç deklarohet, do të jenë nga buxheti i shtetit.
Enti i sigurimeve bujqësore publikoi këto ditë qarkoren me kushtet kryesore që duhet të përmbushin të interesuarit:
Të kenë mbushur moshën 67 vjeç,
- Të mos marrin në Greqi apo jashtë shtetit një pension tjetër, me vlerë më të madhe se 360 euro që do të jetë kompensimi social. Në rast se marrin pension jashtë shtetit, atëherë vlera e këtij pensioni do të zbritet nga vlera e kompensimit dhe ata do të marrin diferencën. Domethënë, nëse dikush merr jashtë Greqisë një pension prej 100 eurosh, atëherë kompensimi që do të marrë në Greqi do të jetë 260 euro.
- Të kenë jetuar në Greqi pa ndërprerje, 15 vitet e fundit para se të bëjë aplikimin për kompensimin.
Vite më parë, shteti grek kishte akorduar një pension prej rreth 300 eurosh, për 18.000 qytetarë shqiptarë me origjinë greke. Por si pasojë e krizës që përfshiu Greqinë, pensioni u hoq krejtësisht në fillim të vitit 2013.
Tashmë mendohet se një pjesë e tyre do të pëfitojnë kompensimin social. Por përfitues mund të jenë edhe emigrantë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi, por nuk kanë mbushur numrin e duhur të viteve të pensionit.
Gjithsesi, këto do të qartësohen pasi një vendimi të pritshëm që do të nënshkruhet nga ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore.
Ndaje me miqte