Komisioni Europian: Parashikime pozitive për ekonominë greke
TRIBUNA
14 Shkurt 2017
Ritme të larta zhvillimi dhe performancë të fuqishme fiskale parashikon për Greqinë Komisioni Europian.
Për vitin 2016,KE paralajmëron se Greqia ka arritur një rritje me 0,3% të zhvillimit ekonomik, kundrejt tkurrjes 0,3% që ishte parashikuar po nga KE në vjeshtë.
Brukseli parashikon gjithashtu ulje të deficitit buxhetor në -1,1%, kundrejt -2,5% që ishte ky parashikim në vjeshtë.
Duke prezantuar raportin e KE, komisioneri i çështjeve financiare, Pierre Moscovici vuri në dukje se Greqia ka tejkaluar objektivin për suficit primar në 2016-n, duke arritur një tregues pozitiv me 2% të GDP-së, kundrejt 0,5% që parashikon memorandumi (“mnimonio”) i nënshkruar me kreditorët.
Zhvillimi pozitiv i ekonomisë greke pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti: KE parashikon një rritje 2,7% sivjet dhe 3,1% vitin e ardhshëm.
Në krahun tjetër, edhe papunësia vlerësohet se vazhdon kurbën e rënies: nga 23,4% në 2016-n, në 22% sivjet dhe 20,3% në 29018-n.
Ndaje me miqte