Këshilla juridike: procedurat në një proces gjyqësor dhe lirimi me kusht
23 Qershor 2016
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
PYETJE: Nëse jam i dënuar, ku mund të bëj kërkesë për lirim me kusht?
PERGJIGJE: Kërkesa për lirim mund të paraqitet në çdo rast. Nuk ka një limit (kufi) se sa herë ju mund të bëni kërkesë për lirim me kusht. Avokati mund ta fillojë kërkesën për lirim me kusht që në momentin që ju ndodheni në pritje të verifikimit të provave, për veprën që jeni i akuzuar.
Nëse ndodheni në paraburgim ka gjithashtu mundësi që një avokat të bëjë një kërkesë për lirimin tuaj të përkohshëm, me kërkesë të thjeshtë me shkrim dorëzuar personalisht nga avokati i personit përgjegjës.
PYETJE: Cili është procesi dhe afati i fundit që mundem të bëj kërkesë për lirim me kusht?
PERGJIGJE: Duhet patjetër që të realizohet kërkesa brenda 3 (tri) ditëve. Më pas do të informoheni për përgjigjen, nëse është pranuar ose jo kërkesa për lirimin me kusht.
PYETJE: A mund të lirohet ndokush kundrejt pagesës së një shume parash?
PERGJIGJE: Nëse ju paguani një shumë parash që caktohet nga porganet përkatëse, ju mund të liroheni përkohësisht. Shuma juaj është si garanci që do të paraqiteni datën e caktuar për t’u marrë në pyetje si dhe do të paraqiteni në gjyq në datën e caktuar nga gjykata. Avokati do të jetë i informuar gjatë gjithë kohës për çështjen dhe do të ju kontaktojë për çdo ndryshim, që të mos keni asnjë problem. Gjithashtu do t’ju duhet që të paguani edhe shpenzimet e gjyqit dhe çdo taksë (paravolo) që do të jetë e nevojshme.
PYETJE: Pasi të lirohem me kusht, çfarë rregullash duhet të ndjek?
PERGJIGJE: Pasi t’ju pranohet kërkesa për lirimin me kusht, atëherë do t’ju caktohen edhe disa rregulla nga policia. Kjo varet nga rëndësia që ka vepra penale për të cilën ju akuzoheni. Mund mos t’ju lejohet të udhëtoni jashtë shtetit derisa të dalë përgjigjja përfundimtare e gjyqit, ose të mos keni kontakt me disa nga personat që gjithashtu merren në pyetje.
SHQYRTIMI I ?ESHTJES NGA PROKURORI / HETUESI DHE TE DREJTAT E TE AKUZUARIT
PYETJE: Hetuesit, si mund të veprojë kundër të akuzuarit?
PERGJIGJE: Hetuesi ka të drejtë të përdorë çdo mënyrë që është e lejueshme për të konfirmuar rrjedhën e çështjes, dhe si u krye vepra penale për të cilën jeni i akuzuar ose i dyshuar.
Ka të drejtë të kërkojë leje nga prokuroria për të kryer kontroll në banesën, ose në makinën, në biznesin tuaj, etj., dhe të kërkojë prova të reja.
Të marrë në pyetje dëshmitarët.
Të urdhërojë një ekspert për realizimin e ekzaminimeve që ka marrë leje nga prokurori.
Të kontrollojë, ose akoma të regjistrojë bisedat tuaja telefonike, e-mailet, mesazhet.
PYETJE: A kam të drejtë të kërkoj që hetuesi mos të realizojë një nga veprimet që ka planifikuar?
PERGJIGJE: Gjatë procesit të marrjes në pyetje nga hetuesi, në fund do t’ju njoftojnë për veprimet që do tzë realizojnë për të ndihmuar nxjerrjen e një konkluzioni mbi çështjen që po hetohet. Eshtë mirë që të keni një avokat i cili do të interesohet dhe do të jeni krejtësisht i informuar për gjithë veprimet që hetuesi do të bëjë kërkesë që të lejpohet t’i kryejë. Më pas ju duhet që maksimumi brenda 5 (pesë) ditëve, nëse një prej veprimeve nuk doni të realizohet, të konsultoheni me avokatin dhe ai të bëjë një kërkesë që veprimi të mos realizohet nga hetuesi.
PYETJE: A kam unë të drejtë që të bëj kërkesë me qëllim që hetuesi të aprovojë disa veprime që unë mendoj se do të më ndihmojnë për të provuar pafajësinë time?
PERGJIGJE: Ju, pasi të merreni në pyetje, dhe të kuptoni që disa gjëra janë të paqarta për hetuesin, mundeni që të kërkoni t’i vërtetojnë. Kjo realizohet me një kërkesë që bën avokati juaj. Avokati mund të kërkojë që të bëhet një kontroll në shtëpinë tuaj, në biznesin apo vendin e punës, ose madje edhe telefonji juaj, me qëllim që të siguroni prova për ato që keni thënë.
Nëse mendoni se jeni i pafajshëm, keni të drejtë që avokati juaj të paraqesë çdo dokument ose provë që mendon se do t’ju ndihmojë në gjyq. Mund të thirren edhe dëshmitarë ose të kërkojë më shumë kohë që të fillojnë veprimet e tjera për të konfirmuar provat, para se të zhvillohet gjyqi.
PYETJE: Nëse kanë mbaruar të gjitha veprimet dhe provat janë dorëzuar në gjhykatë, çfarë tjetër mund të bëj?
PERGJIGJE: Nëse ju besoni që provat përdoren për një veprim penal që ju nuk e keni kryer, mund të kërkoni që të realizohen edhe veprime të tjera para vendimit të trupit gjykues. Nëse provat kundër jush janë të shumta dhe të verifikuara, atëherë për fat të keq, gjyqi do të vendosë kundër jush.
PYETJE: Cilat janë të drejtat e mia në gjyq? A duhet të jem i pranishëm?
PERGJIGJE: Nëse prokurori mendon që është e nevojshme prania juaj, ju duhet të jeni i pranishëm. Përndryshe, mund të dërgoni avokatin tuaj.
PYETJE: A duhet të jem i pranishëm deri në fundin e gjyqit?
PERGJIGJE: Nuk është e nevojshme. Mund të vini në fillim dhe më pas të paraqitet avokati juaj. Për këtë informacionin do ta merrni nga avokati.
PYETJE: Nëse jetoj jashtë shtetit, a mund të marr pjesë nëpërmjet telekonferencës?
PERGJIGJE: Jo, nuk e keni këtë të drejtë, sepse ligjet e shtetit nuk e pranojnë një gjë të tillë.
PYETJE: Nëse nuk e njoh mirë gjuhën, a do të kem përkthyes?
PERGJIGJE: Në rast se nuk keni njohuri të mirë të gjuhës në të cilën do të zhvillohet gjyqi, atëherë gjykatësi është i detyruar që të caktojë një përkthyes për ju.
Përgatitur nga:
DEDES & ASSOCIATES, Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
www.dedeslaw.gr
general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte