Keni aplikuar për leje qëndrimi. Ja si do të informoheni vetë për fatin e aplikimit
TRIBUNA
26 Shtator 2016
Shumica e bashkatdhetarëve janë mësuar tashmë që kur aplikojnë për leje qëndrimi, të presin me muaj e ndoshta edhe me vite deri sa ta marrin në dorë atë. Ankthi i pritjes, ecejaket pa fund e pa rezultat në zyrat e periferisë, tashmë e kanë një zgjidhje.
Secili mund të verifikojë vetë për ecurinë e dosjes (fakelos), mjafton të ketë internet dhe ta kryejë procesin edhe nëpërmjet telefonit (smart phone), apo sigurisht, nga kompjuteri.
Ja cilat janë hapat që duhet të ndjekë.
Hapi 1: Futeni në adresën e internetit www.ypes.gr dhe poshtë fare do të kërkoni kutinë “PORIA FAKELU POLITI TRITIS HORAS” ose futuni direkt në adresën http://pf.emigrants.ypes.gr/pf
Hapi 2: Plotësoni me radhë siç ju kërkohet:
MBIEMRI
NR. PASAPORTES
RISHKRUANI KODIN QE KA DALE TE FAQJA
Hapi 3: Shtyp ANAZITISI
Hapi 4: Hapet faqja tjetër, dhe aty do të gjeni: emrin dhe mbiemrin, në kutinë 5 tipin e lejes së qëndrimit për të cilën keni aplikuar dhe në kutinë 6, Në ç’fazë ndodhet aplikimi. Domethënë, nëse po shqyrtohet, ka dalë leja e qëndrimit, etj.
Nëse shkruan se kërkesa po shqyrtohet, atëherë nuk keni ç’të bëni tjetër veçse të prisni.
Nëse thotë se leja është miratuar apo ka dalë, dhe nuk keni marrë njoftim, atëherë duhet të shkoni vetë në shërbimin ku keni bërë aplikimin dhe të merrni lejen për të cilën aplikuat.
Ndaje me miqte