Kathimerini: Skepticizëm në Athinë për marrëdhëniet me Shqipërinë
Tribuna
06 Shtator 2016
Tre muaj pas vizitës në Tiranë të ministrit të jashtëm grek, e përditshmja e Athinës Kathimerini shprehet skeptike mbi konkretizimin e hartës rrugore që u dakordua me palën shqiptare.
Kathimnerini citon burime diplomatike, sipas të cilëve po të mos fillojë sa më shpejt dialogu, ka shumë gjasë që marrëdhëniet dypalëshe të futën në një perudhë afatgjatë krize.
Sipas burimeve, periudha aktuale dhe veçanërisht muajt e ardhshëm, janë momenti më i përshtatshëm për të patur qoftë dhe një progres minimal. Të njëjtat burime vlerësojnë që po të vazhdojë të humbet kohë, do të shkaktohejhn fërkime dhe probleme që do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet midis Athinës dhe Tiranës.
Gazeta greke vë në dukje që megjithëse kanë kaluar tre muaj nga marrëveshja për hartën rrugore, deri më tani nuk është bërë asnjë takim që do të inidonte një dialog kontruktiv me perspektivë pozitive. Sipas Kathimerini, burime diplomatike me shumë përvojë në Athinë, nënvizojnë se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Rama nuk ka asnjë presidpozicion për zgjidhjen e problemeve dhe shtojnë se nuk ka për të patur progres, edhe sikur takimet të zhvillohen.
Më tej e përditshmja greke ndalet në paktin e rrëzuar detar, për të cilin thotë se pati një dakordim informal nga të dy palët për ta filluar sërish diskutimin, pasi është çështja më e vështirë, por edhe më e rëndësishmja. Kathimerini nëlnvizon se pala greke nuk pranon që pakti të rinegociohet, në kohën që pala shqiptare, gjithmonë sipas gazetës greke, kishte dhënë shenja se do të mund të prasnonte një korrigjim të kësaj marrëveshjeje.
Sipas burimeve diplomatike që u referohet Kathimerini, në çështjen e paktit detar Edi Rama nuk ka për të qenë pozitiv, pasi ai personalisht ka qenë protagonist i anullimit të marrëveshjes nga gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Elementi i dytë sipas këtyre burimeve është fakti se bashkëpçunimi i zotit Rama me partinë e çamëve, PDIU, ka përftuar një thellësi politike që kryeministri shqiptar nuk mund ta injorojë. Pas pak muajsh vendi do të hyjë në periudhë elektorale për zgjedhjet e qershorit 2017, që ndoshta bëhen edhe më herët. Eshtë e qartë se me shkakun e zgjedhjeve do të ketë një rritje të rrufeshme të parrullave nacionaliste, që do të vështirësojë edhe më shumë mirëkuptimin midis Athinëa dhe Tiranës dhe do të provokojë tensione të reja, përfundon Kathimerini, duke cituar burime diplomatike që kanë folur për këtë gazetë.
Ndaje me miqte