Katastrofat në botë kanë kushtuar 175 miliardë $ për vitin 2016
30 Mars 2017
Katastrofat natyrale dhe shkatërrimet e krijuara nga njeriu në botë kanë regjistruar dëme ekonomike me vlerë prej 175 miliardë dollarë në vitin 2016, ose dy herë më shumë se në vitin 2015 (94 miliardë dollarë), sipas studimit vjetor të SIGMA të publikuar nga agjencia zvicerane e sigurimeve “Swiss Re”.
Në këtë shumë vetëm 54 miliardë i peshojnë siguracioneve, ose 42 për qind më shumë se në vitin 2015, shtoi “Swiss Re” në një komunikatë të publikuar në Zyrih.
Por, këto katastrofa, ndonëse më të kushtueshme, kanë qenë më pak të përgjakshme, me vetëm 11 000 viktima në vitin 2016 kundrejt 26 000 në vitin 2015.
Më 15 dhjetor 2016, “Swiss Re” kishte publikuar një vlerësim paraprake të kostove të katastrofave natyrale dhe të shkatërrimeve të shkaktuara nga njeriu në botë për vitin që kaloi duke e vlerësuar në 158 miliardë dollarë.
Ndaje me miqte