Informacione dhe sqarime për gjithë problemet e bashkatdhetarëve në Greqi
23 Korrik 2016
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.
Për Zyrën Juridike DEDES & ASSOCIATES është shumë e thjeshtë që t’ju ndihmojë të merrni nënshtetësinë greke, nëse, sigurisht, plotësoni kushtet.
INFORMACIONE RRETH NENSHTETESISE DHE LEJES SE QENDRIMIT
Tashmë me ligjin e ri të miratuar në Greqi, emigrantët shqiptarë mund të përfitojnë nënshtetësinë. Megjithatë ligji nuk vlen për çdo emigrant, por kryesisht për fëmijët që kanë lindur në shtetin fqinj apo ata që kanë ardhur që të vegjël dhe janë regjistruar në shkollat greke. Për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që janë të interesuar për këtë çështje Zyra avokative Dedes &Associate Law Firm sjell sot informacione dhe të dhëna mbi kategoritë që përfitojnë, procedurën që duhet ndjekur dhe pagesën që kërkohet.
Kategoritë që përfitojnë
Janë tri kategori kryesore që përfitojnë nga zbatimi i ligjit të ri:
-Kategoria e parë janë fëmijët që janë lindur në Greqi, për të cilët parashikohet që të marrin nënshtetësinë, përderisa regjistrohen në klasën e parë fillore, (pra nuk e marrin automatikisht sapo lindin, por kur regjistrohen në shkollë);
-Kategori e dytë, janë fëmijët që kanë ardhur në Greqi në moshë të vogël, (domethënë lindën në një vend tjetër edhe erdhën më vonë), të cilëve u jepet nënshtetësia me kusht që të kenë kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ose shkollën e mesme në Greqi;
-Kategoria e tretë, janë ata që kanë kryer në Greqi shkollën e mesme dhe universitetin; (edhe këta të rinj e marrin nënshtetësinë, si të rritur tashmë). Të tria këto kategori e gëzojnë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, pasi dëshmojnë plotësisht se janë integruar në shoqërinë greke.
Si aplikohet për nënshtetësinë
Për marrjen e nënshtetësisë, nga fëmijët që kanë lindur në Greqi, duhet që prindërit e fëmijës të paraqesin një kërkesë-deklaratë, shoqëruar nga dokumentet e nevojshme.
Për marrjen e nënshtetësisë nga të mitur që kanë studiuar në sistemin arsimor grek duhet që shtetasi i huaj i mitur që ka banim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësisë greke, për shkak të studimit në shkollat greke përderisa ka kryer me sukses ose nëntë (9) klasë të nivelit të parë dhe të dytë arsmior (domethënë fillore + gjimnaz), ose gjashtë (6) klasë të nivelit të dytë (gjimnaz dhe lice).
Ndjekja e arsimit parashkollor (kopshtit) nuk përllogaritet.
Nënshtetësia për studentët
Po ashtu për marrjen e nënshtetësisë nga persona që kanë kryer arsimin e lartë në Greqi duhet që shtetasi i huaj që jeton vazhdimisht dhe ligjërisht në Greqi dhe ka kryer studimet e larta në një universitet (AEI) apo shkollë të lartë tekniko-profesionale (TEI), themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, përderisa disponon dëftesë lirimi nga shkolla e nivelit të dytë të sistemit arsimor grek.
Deklaratë-kërkesa paraqitet brenda një afati ekskluziv tre (3) vjeçar, nga dita e përfundimit të studimeve të larta apo të shkollës tekniko-profesionale.
Kriteret për të përfituar nënshtetësinë
Siç përcakton Ligji 4232 që u publikua më 9 korrik në Fletoren Zyrtare, të drejtën për marrjen e nënshtetësisë për shkak të lindjes në Greqi apo të ndjekjes së shkollës në sistemin arsimor grek e kanë:
Fëmija i shtetasve të huaj që lind në Greqi, themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, me premisat që vijojnë:
a)Të jetë regjistruar në klasën e parë të shkollës fillore greke dhe të jenë duke vazhduar shkollë greke gjatë paraqitjes së aplikimit.
b)Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm të vazhdueshëm në Greqi për një periudhë kohore pesë vjet para lindjes së fëmijës.
Nëse fëmija u lind para përmbushjes së pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm, e drejta e marrjes së nënshtetësisë nga fëmija themelohet kur të mbushen dhjetë vjet qëndrimi i ligjshëm i prindit.
c)Njëri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm dhe gjatë kohës së paraqitjes së aplikimit të disponojë të paktën njerin prej titujve të mëposhtëm të qëndrimit:
-Leje rezidenti afatgjatë
-Leje qëndrimi me afat të pacaktuar
-Dokument çertifikimi të rezidentit të përhershëm të qytetarot të Bashkimit Europian
-Titull qëndrimi të refugjatit politik apo të përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare
-Buletin të posaçëm homogjeni (kartë homogjeni), shoqëruar nga leja e qëndrimit e vlefshme e tipit unik
-Leje qëndrimi të brezit të dytë
-Buletin qëndrimi të përhershëm të pjesëtarit të familjes së shtetasit të BE.
Ju lutemi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES Law Firm
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
e-mail: general@dedeslaw.gr
site: www.dedeslaw.gr
Ndaje me miqte