IKA siguracion për më shumë se 36 mijë emigrantë të papunë
11 Mars 2015
Në dhënien e aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita), ka avancuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore (IKA), për persona që janë të papunë për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për 37.514 shtetas grekë dhe 36.324 shtetas të vendeve të treta, të cilët përmbushin kushtet e nevojshme. Të gjithë këta inkuadrohen në Regjistrin Kombëtar të Përfituewsve të Kujdesit Shëndetësor (Ethniko Mitroo Dikeuhon Perithalpsis).
Bashkë me ta, përfitojnë siguracion edhe pjesëtarët e familjeve të tyre.
Sipas një njoftimi të institutit, do të pasojë ofrimi i aftësisë siguruese edhe për të papunë të tjerë afatgjatë, që u përfundon siguracioni ditët e ardhshme, pasi të jenë shqyrtuar arkivat që do të dërgohen nga OAED.
IKA bën me dije se për të shmangur sorollatjet në sportelet e zyrave, të interesuarit për të parë nëse siguracioni i tyre vlen, mund ta bëjnë këtë nëpërmjet internetit, në adresën www.ika.gr / Ilektronikes Ypiresies/ Ilektronikes Ypiresies pros Asfalismenoys-Syntakioyhoys/ Asfalistiki Ikanotita.
Ndaje me miqte