Hidër Buci rizgjidhet kryetar i Unionit të Emigracionit Shqiptar
TRIBUNA
22 Tetor 2016
Në Tiranë janë zhvilluar zgjedhjet e reja të Unionit të Emigracionit Shqiptar, një organizatë e krijuar në vitin 2008 dhe tepër aktive në fushën e kërkimit dhe mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen.
Siç njofton Komisioni i zgjedhjeve, merrnin pjesë miq e dashamirës të Unionit, si dhe anëtarët e kryesive nga degët në Shqipëri, por edhe në Europë e në botë.
Fillimisht janë zhvilluar diskutimet. Me frymë impenjimi, pjesëmarrësit kanë diskutuar mbi problemet me të cilat vazhdojnë të ndeshen emigrantët shqiptarë kudo në botë.
Siç u nënvizua nga gjithë diskutantët, për shumë prej këtyre problemeve, përgjegjësia e moszgjidhjes vazhdon të bjerë mbi shtetin amë, që ende nuk po tregon kujdesin e duhur për bashkatdhetarët që u detyruan të largohen nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë.
Më tej, njoftimi i Komisionit bën me dije se u kalua në procesin e zgjedhjeve të reja. U propozua që kryetari aktual z.Hidër Buci të marrë një mandat tjetër.
Edhe pse zoti Buci nuk ishte i pranishëm, 100% e pjesëmarrësve votuasn që ai të mbetet kryetar i Unionit Kombëtar të Emigracionit.
Nënkryetar u zgjodh zoti Pashk Bardhi.
Përfaqësuesese e Unionit për Greqinë u zgjodh zonja Katerina Qendro.
Njoftimi i komisionit të zgjedhjeve, dërguar gazetës Tribuna, nënshkruhet nga: Sofie Sefaj (kryetare), Kastriot Aliaj (sekretar), Flamur Kola (nënkryetar.
Ndaje me miqte