Hekurudhat greke kalojnë në duart e italianëve do të investojnë 500 milionë euro
Tribuna
14 Shtator 2017
Tema e investimeve ka qenë në qendër të vëmendjes në takimin e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni në Korfuz. Siç bënë të ditur dy kryeministrat në kuadër të takimit u nënshkrua marrëveshja për kalimin e ndërmarrjes së hekurudhave greke, TRAINOSE në duart e kompanisë shtetërore italiane Ferrovie Dello Stato. Marrëveshja parashikon investime me vlerë 500 milionë euro në Greqi nga kompania italiane.
“Dita e sotme shënon ristartimin me bazë shumë të qëndrueshme të marrëdhënieve greko italiane”, vuri në dukje Aleksis Tsipras në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian.
Tsipras vuri në dukje se të dy vendet po dalin nga një krizë shumëvjeçare, duke u përballur me sfida dhe probleme të përbashkëta dhe po bashkarisht po kërkojnë rrugë për zgjidhjen e problemeve. “Vendet e Jugut kanë për të luajtur një rol të rëndësishëm në arkitekturën e Europës”, theksoi Tsipras.
“Greqia po del nga kriza dhe tani ka nevojë që të forcohet perspektiva e zhvillimit, me investime të rëndësishme të huaja që do të krijojnë vende pune”, vazhdoi kryeministri grek dhe shtoi se Italia është një partner shumë i rëndësishëm edhe në fushën e investimeve dhe se ranë dakord me zotin Gentiloni që ky raport të forcohet më tej.
“Jemi investitori i parë strategjik në Greqi dhe shpresojmë që bashkëpunimi të forcohet më tej, ashtu si edhe në fushën e investimeve”, tha kryeministri italian.
Getlioni vuri në dukje se dita e sotme djell lajme shumë të mira, pasi u nënshlrua marrëveshja ndërmjet TRAINOSE dhe Ferrovie Dello Stato, si dhe për investime të tjera.
Kryeministri italian theksoi se “klima e përgjithshme ekonomike po ndryshon për më mirë dhe duhet ta rrëmbejmë shansin”.
Takimi i dy kryeministrave u realizua në kuadër të punimeve të këshillit të laertë të bashkëpunimit midis qeverive të Greqisë dhe Italisë që i filloi punimet të enjten në ishullin e Korfuzit.
Përveç dy kryeministrave, marrin pjesë, nga pala greke:
Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Jorgos Stathakis, ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, ministri i infrastrukturës dhe transporteve Hristos Spirtzis, ministri i politiksë së emigracionit, Janis Muzalas, ministrja e turizmit Elena Kundura, ministrja kulturës dhe sporteve Lidia Koniordu dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe zhvillimit Sterjos Pitsiorlas.
Nga pala italiane:
Ministri i jashtëm Angelino Alfano, ministri i zhvillimit ekonomik Carlo Calenda, ministri i kulturës dhe turizmit Dario Franceschini, ministri i infrastrukturës Graziano Delrio dhe nënsekretari i shtetit në ministrinë e brendshme, Domenico Manzione.
Ndaje me miqte