Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre. Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me FYROM dhe Serbinë se sa me Greqinë. Pas takimit informal të ministrave të jashtëm në Amsterdam, ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklaroi që “nuk kam ndiesinë se Greqia e ka kuptuar sa e vështirë është situata tek ne, tek vendet e destinacionit”. “Po të mos gjejmë zgjidhje në kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, e vetmja mundësi që do të kemi është të bashkëpunojmë me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Maqedoninë, dhe ta mbrojmë aty Shengenin”, shtoi ministri austriak. Të njëjtin mendim ka shprehur edhe homologu i tij hungarez, duke theksuar se “Bashkimi Europian është i pambrojtur nga jugu”. “Nëse Greqia nuk është e gatshme apo e aftë që të mbrojë zonën Schengen, atëherë do të nevojitemi një tjetër vijë mbrojtjeje, e cila është padyshim Maqedonia dhe Bullgaria”, deklaroi ministri i jashtëlm hungarez, Peter Szijjarto. Në takimin e ministrave të jashtëm, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, tha se nuk është vetëm Greqia e detyruar të japë përgjigje, por gjithë vendet anëtare të BE si dhe vetë Komisioni Europian. Kotzias e argumentoi vërejtjen e vet me faktin se, sip tha, “Greqisë ende nuk i është dhënë ndihma e nevojshme që parashikohet nga vendimet e gjithë takimeve të mbajtura deri më sot për këtë çështje”. Por ankesat greke duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Sipas gazetës Financial Times, zyrtarë nga shumë vende i janë referuar mundësisë që të dërgojnë trupa ushtarake në FYROM , me qëllim që të kontrollohet apo madje “edhe të mbyllet hermetikisht” kufiri me Greqinë. Gjithsesi, gazeta britanike e konsideron planin si kontraveres, pasi duket se shtetet anëtare të BE-së janë të gatshme të mbështetin një vend jo anëtar siç është FYROM, kundrejt një vendi anëtar siç është Greqia. Por vetë Athina, tregon se e ka marrë seriozisht një mundësi të tillë. Prandaj dhe ministri i çështjeve europiane, Nikos Ksidakis, po Sllovakinë, Hungarinë dhe Austrinë. Sipas njoftimit të ministrisë së jashtme greke, qëllimi i turneut është të informojë kryeqytetet përkatëse mbi qëndrimet greke për çështjen e refugjatëve. Zyrtari grek do të theksojë se Greqia po ruan kufijtë e vet që janë edhe kufij të BE-së, në bashkëpunim me Frontex-in. Ai do të shtojë se Greqia kërkon asistencë materiale dhe morale nga partnerët europianë, gjë që sipas Athinës “bie ndesh me çdo mendim për heqje të zonës Schengen dhe sterilzim të kufijve”.