Greqia 30 milionë turistë në 2017
Tribuna
15 Gusht 2017
“Objektivi ynë është që në 2020 numri i turistëve që do të vizitojnë Greqinë t’i kalojë të 35 milionët”, ka deklaruar ministrja e turizmit, Elena Kundura, në një intervistë për gazetën Real News.
Ajo ka shtuar se synimi ambicioz është që sezoni turstik të vazhdojë 365 ditë në vit.
“2017-a ishte viti më i mirë, në të gjitha dimensionet turistike. Pas rekordeve të njëpasnjëshme për prurjet ndërkombëtare: 26 milionë në 2015 dhe 28 milionë në 2016-n, e konsiderojmë të mundshme arritjen e 30 milionëve për 2017-n”, ka thënë ministrja e turizmit.
Ministrja ka deklaruar se turizmi është një sektor me prioritet të lartë për qeverinë aktuale greke.
Ndaje me miqte