0030 210 33 18 483

Greqia &ldquoprovë gjenerale&rdquo për daljen nga kriza: emeton obligacionin për herë të parë nga viti 2014

Tribuna 27 Korrik 2017

Greqia emetoi të martën një obligacion me vlerë 4 miliardë euro dhe afat maturimi 5 vjeçar. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2014, që Greqia tentoi të huazojë nga tregjet ndërkombëtare financiare, në kohën që qysh prej fillimit të krizës, vendi është financuar ekskluzivisht nga programet e shpëtimit të ofruara nga partnerët e Eurozonës dhe Fondi Monetar ndërkombëtar. “Greqia emetoi sot tre miliardë euro me afat pesëvjeçar dhe me një normë interesi prej 4,625 për qind për herë të parë që prej 2014”, njoftoi Frederic Gabizon, i cili drejton operacionin për bankën HSBC. “Kërkesa për këtë financim, që kombinon emetimin e letrave me vlerë dhe një operacion shkëmbimi për pesë vjet, të atij të emetuar në 2014, ka arritur në total vlerën e 6,5 miliardë eurove”, theksoi Gabizon. Ky operacion u krye në kuadër të një rigrupimi. Ndryshe nga një ankand klasik që i nënshtrohet në një formë sistemit të ankandeve, kredia e rigrupuar është fleksibël dhe konsiston në organizimin e drejtpërdrejtë të operacionit me disa banka në lidhje me investitorët e interesuar nga obligacionet e emetuara. Pëveç HSBC që drejtoi operacionin, bankat BNP Paribas, Bank of America Merrill Lynch, Citi, Deutsche Bank dhe Goldman Sachs kanë marrë pjesë në këtë emetim. Në vizitë në Athinë, komisioneri evropian për ?ështjet Ekonomike, Pierre Moscovici u shpreh i bindur se vendi mund të fillojë të vetë-rifinancohet në mënyrë të pavarur me një përqindje të arsyeshme. “Greqia ndodhet në rrugën e duhur, pas përpjekjeve të rëndësishme që janë bërë nga viti 2009 deri më sot”, tha Moscovici. Komisioneri europian për financat shprehu bindjen se Greqia do ta përmbyllë me sukses, vitin e ardhshëm, programin e tretë të shpëtimit. Por theksoi se çelësi për këtë janë reformat. “Kjo nuk është e thjeshtë, por është e arritshme”, tha Moscovici. Qeveria Tsipras kërkonte me çdo kusht një interes më të ulët, nga sa ishte obligacioni i mëparshëm, i emetuar në vitin 2014, kur në krye të qeverisë ishte konservatori Antonis Samaras. Atëherë interesi kishte qenë gati 5%.

Ndaje me miqte