Greqi taksa të reja në telefoninë celulare në automjetet dhe në karburant
26 Mars 2016
Stafi financiar i qeverisë greke po shqyrton marrjen e masave të reja fiskale, që do të sjellin të ardhura 3 miliardë euro, në përpjekje për të finalizuar negociatat me kreditorët.
Sipas Tv Mega Channel, “skenari i mirë” i Komisionit Europian është që deri në vitin 2018 vakuumi financiar të jetë rreth 6 miliardë euro, ose 3% të produktit të përgjithshëm të brendshëm. Burime të Mega-s thonë e gjysma e kësaj shume është gjetur nga masa të mëparshme, mes të cilave edhe mbetja në fuqi e kontributit të solidaritetit (eisfora alilegjis) dhe tashmë po kërkohen 3 miliardët e tjerë.
Në këtë kuadër, në ministrinë e financave po shqyrtohet:
- Një rritje e re e taksës së posaçme të konsumit të karburantit (EFK),
- Barazimi i taksës së naftës për automjetet me atë të benzinës pa plumb, gjë që do të rëndojë veçanërisht koston e automjeteve me naftë (numri i të cilëve është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit),
- Rritje të taksës së qarkullimit të automjeteve, por edhe të taksës së blerjes së makinave, kryesisht me fuqi të ulët dhe të mesme, numri i të cilave gjithashtu u shtua së tepërmi vitet e fundit.
Gjithashtu qeveria po shqyrton rritjen e taksës për poseduesit e telefonave celularë, por edhe vendosjen e një takse të posaçme për abonentët e televizioneve me pagesë, siç janë platformat e Nova-s dhe të OTE TV.
Më tej, shqyrtohet ndryshimi (shtimi) i taksave mbi të ardhurat:
- Rriten koeficentët për kontributin e solidaritetit, që do të prekin të ardhurat mbi 18.000 euro.
- Ulet limiti i të ardhurave të patatueshme për rrogëtarët dhe pensionistët, duke prekur gjithë ata që kanë të ardhura vjetore mbi 9.000 euro.
- Po shqyrtohen ndryshime edhe në taksën e pasurisë së patundshme (ENFIA), me objektivin që të sigurohen 200 milionë euro më shumë.
- Në të njëjtën kohë, pronarët e banesave me qera do të paguajnë më shumë taksa, me vlerë të përgjithshme 250 milionë euro.
Tribuna
Ndaje me miqte