Greqi nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Tribuna
11 Tetor 2017
Nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë që do të zbatohen ulje çmimi deri në 80% të vlerës për përfituesit më të varfër të Listës Sociale Shtëpiake (Kinoniko Ikojeniako Timologio), ka deklaruar për agjencinë zyrtare të lajmeve ANA-MPA. Një burim nga ministria e mjedisit dhe energjisë.
Burimi ka shtuar se uljet e çmimit do të bëhen në bazë të disa parametrave si pasuria e patundshme e përfituesit, me qëllim që të shmangen spekulimet dhe përfitimet e padrejta.
Deklaratat u bënë në kuadër të procesit të rishikimit të legjislacionit që lidhet me korporatën shtetërore të elektrikut (DEH).
Ndaje me miqte