Policia greke ka asgjesuar një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Sipas policisë, veprimtaria e organizatës konsistonte në importimin e drogës nga Shqipëria, magazinimin e përgatitjen në Greqi, prej nga droga nisej me furgona për në vende të tjera të Europës. Policia ka njoftuar të mërkurën pasdite për arrestimin e pesë personave që të gjithë shtetas grekë, njerit prej të cilëve i janë hedhur prangat në Gjermani. Esahtë sekuestruar një sasi kanabisi me peshë 265,9 kg, dy furgona të transportit ndërkombëtar. Sasia më e madhe e drogës, 213,9 kg u sekuestrua në portin e Igumencës dhe ndodhej në një furgon frigorifer që do të udhëtonte për në Gjermani. U arrestuan dy drejtuesit e mjetit, ndërsa u identifikua edhe personi që do të merrte në dorëzim drogën në Gjemani dhe u arrestua aty nga policia vendase. Policia thotë se e gjithë vlera e drogës së sekuestrtuar arrin në 265.000 euro.