Gjermania zgjat deri në maj 2018 kontrollet kufitare
Tribuna
13 Tetor 2017
Gjermania do të zgjasë deri në maj 2018 kontrollet në kufi, një vendim i justifikuar nga kërcënimi terrorist dhe lufta kundër imigracionit të paligjshëm, theksoi ministri gjerman i Brendshëm, Thomas de Maiziere.
Situata e sigurisë në Bashkimin Evropian, apo disa vende, përfshirë Gjermaninë, janë goditur nga sulme terroriste dramatike”, theksoi në një komunikatë, Maiziere, ndërkohë që kontrollet në kufijtë gjermanë duhet të merrnin fund më 11 nëntor.
Ministri ka vënë në dukje mungesat në nivelin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian si dhe imigracioni i paligjshëm i konsiderueshëm brenda hapësirës Shengen për të justifikuar zgjatjen përtej 11 nëntorit dhe për gjashtë muaj të kontrolleve kufitare.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ata do të përqendrohen në kufirin me Austrinë dhe lidhjet ajrore që nga Greqia, vend që është përballur me një fluks të madh refugjatësh.
“Vendimi u mor në bashkëpunim të ngushtë me ministrat e Brendshëm të Austrisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë”, sipas Maizieres.
Danimarka, i shtyn edhe gjashtë muaj
Qeveria daneze ka njoftuar Komisionin Evropian se do të shtyjë kontrollet e saj kufitare deri më 12 maj, raportoi agjencia kombëtare daneze e lajmeve “Ritzau”.
Danimarka përmendi rrezikun serioz të terrorizmit si një nga arsyet për shtrirjen e masës së jashtëzakonshme, e cila është e lejueshme në kuadër të marrëveshjes së Schengenit.
Nëse marrëveshja mbi masën nuk do të ishte rinovuar, ajo do të skadonte më 12 nëntor.
Që kur janë vënë në zbatim kontrollet, janë ndërmarrë kontrolle të rastësishme në trena, autobusë dhe makina në kufirin gjermanodanez, si dhe në portet e trageteve, Gedser dhe Rodby.
Ndërmarrja e këtij aksioni, bëri që Danimarka të vendoste forca ushtarake në kufi për t’i ardhur në ndihmë policisë.
Ndaje me miqte