Gati financimi për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës
Tribuna
01 Nentor 2017
Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese miratoi kredinë prej 30 milionë dollarësh dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, për segmentin e fundit të kësaj rruge.
Kredia prej 30 milionë dollarë është më terma të butë dhe përmbush plotësisht financimin e kësaj vepre, e cila po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sipas projektit, rruga përfundon në vitin 2020. Në total kostoja e saj është 70 milionë dollarë dhe pjesa tjetër financohet nga Fondi kuvajtian.
Ky aks, i cili nis në Vlorë dhe përfundon në Qeparo përveçse lehtëson banorët e shumë fshatrave në këtë zonë, siguron një lidhje të re për bregdetin e jonit.
Rruga e lumit të Vlorës ka një gjatësi prej 94 kilometrash.
Ndaje me miqte