0030 210 33 18 483

Financimi i projekteve të biznesit. Konsulencë juridike

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 03 Janar 2017

Firma Avokative “DEDES & ASSOCIATES” u ofron klientëve tanë konsulencën juridike në lidhje me çështjen novatore të veprave të kontratave publike. Kjo metodë financimi nuk ishte fort e konsoliduar në tregun grek. Falë specializimit të lartë të ekipit tonë avokativ dhe bashkëpunimit tonë të ngushtë me zyra avokative ndërkombëtare që kanë përvojë në këtë fushë, u ofrojmë klientëve-investitorë konsulencën e nevojshme juridike në të gjithë procedurën e negociatave të financimit. Klientët tanë gëzojnë mbështetje të plotë juridike deri në kurorëzimin e marrëveshjes dhe menaxhimin në vijim të veprës. Bashkëpunimi ynë me avokatë nga gjithë bota na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë konsulencë dhe ekspertiza ligjore për çështje të ndryshme, që rezultojnë në rastet e përplasjes së juridiksioneve. Të jesh Garantues. ?farë do të thotë dhe cilat janë rreziqet? Të qenit garantues për një person tjetër mund të jetë një favor shumë i madh, që i bën personit tjetër pasi nga kjo mund të varet miratimi apo refuzimi i aplikacionit për kredi. Përkufizim: Garantuesi është një person i cili pranon të jetë përgjegjës për pagesën e borxhit të kredisë të një personi tjetër nëse personi tjetër thyen marrëveshjen e kredisë. Cilat janë detyrimet e garantuesit? Nëse huamarrësi nuk e bën pagesën e kredisë në kohë ose, nuk i përmbahet ndonjërit prej afateve apo kushteve të marrëveshjes së kredisë që ka nënshkruar me një bankë ose organizatë mikro-kredie, ju do të jeni përgjegjës ndaj bankës ose organizatës mikro -kreditore për të paguar çdo pagesë që ende është borxh për shkak të asaj kredie. Si bëhet një person garantues: një person mund të bëhet garantues kur, së pari i është kërkuar nga dikush që është i interesuar të huazojë para nëse do të jetë i gatshëm ta ndihmojë të marrë një kredi duke u pajtuar që të jetë një garantues për të dhe së dyti, nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që quhet garanci, me bankën apo organizatën mikro-kreditore. Askush nuk mund të bëhet garantues pa dëshirën e tij dhe pa nënshkruar një dokument ligjor. Por njerëzit që e nënshkruajnë një garanci duhet të jenë të sigurt, se garancia që ata nënshkruajnë nuk është e pakufizuar dhe nuk i lejon bankat të japin kredi të njëpasnjëshme (tjera) për të njëjtin huamarrësit pa marrë më parë miratimin e garantuesit. Sigurohuni se gjithmonë e dini shumën maksimale që po garantoni. Përgjegjësitë e garantuesit: Të bëhesh garantues është një përgjegjësi e madhe dhe mbart shumë rreziqe. Mund të sjellë pasoja serioze financiare dhe ligjore për garantuesin. Për shembull, mund të vërë situatën tuaj financiare në rrezik dhe ndoshta të prishë imazhin tuaj karshi bankës duke e bërë të vështirë ose të pamundur që ju të merrni hua në të ardhmen. Pra, është shumë e rëndësishme që një person të kuptojë saktësisht se çfarë rreziku është duke marrë përsipër nëse bëhet garantues. Dobitë e të qenit garantues: Të qenit garantues mund të jetë një gjë e dobishme dhe e vlefshme për ta bërë, sidomos për një të afërm ose një mik. Një gjë e tillë do t’i ndihmonte ata të marrin një kredi të cilën institucioni financiar ndryshe nuk do t’ua jepte ndaj në këtë mënyrë do t’i ndihmojë ata të përparojnë. Në Kosovë, ekziston një presion i lartë nga ana e shoqërisë që i shtyn njerëzit t’i ndihmojë miqtë apo të afërmit; dhe për këtë arsye njerëzit mund të mendojnë se po sillen në mënyrë të paarsyeshëm në qoftë se refuzojnë të ofrojnë ndihmë. Personi i cili ju kërkon t’i bëheni garantues por edhe huadhënësi mund t’ju thotë se gjithë çka ju duhet të bëni është vetëm të nënshkruani një copë letër që u mundëson atyre lejimin e kredisë dhe asgjë më shumë. Për fat të keq, në disa raste rezulton që kjo të jetë shumë larg të vërtetës. Ju po merrni mbi vete një detyrim financiar të mundshëm (shlyerjen e kredisë dhe të gjitha përqindjet e interesit) dhe nëse personi,që ka huazuar paratë nuk arrin t’i paguajë këstet e kredisë, kjo do të bëhet një detyrim i vërtet financiar - ju do të duhet të shlyeni (paguani) kredinë. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte