Federata e Shoqatave letër kryeministrit Rama: 10 pyetje që kërkojnë përgjigje
25 Gusht 2015
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i rreshton problematikën më kryesore të emigracionit shqiptar, referuar edhe ligjeve përkatëse të miratuara nga shteti ynë.
Ndër problemet kryesore përmendim:
- Tarifat e larta në shërbimin konsullor, përfshirë rritjen e çmimit për ndërrimin e pasaportave që kishin problem me toponimet, një problem i cili ishte tërësisht përgjegjësi e organeve shtetërore dhe kontraktuesve privatë,
- Interesimi për emigrantët e riatdhesuar dhe asistenca e shtetit ndaj tyre,
- Negociatat me Greqinë mbi një marrëveshje për pensionet e emigrantëve.
Letra, që iu dërgua zotit Rama në kuadër të bashkëbisedimit të tij me qytetarët, ditën e hënë, më 23 gusht, ka si më poshtë:
I nderuar z. Kryeminstër i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama!
Në emër të Komunitetit Shqiptar në Greqi, si kryetar i Federatës Ju drejtoj këto pyetje mbështetur në ligjet nr. 9668, datë 18-12-2006 dhe me disa ndryshime dhe shtesa sipas ligjit 10389, datë 03-02-2011,shpallur në Fletoren Zyrtare me dekretim nr. 6931, datë 18-03-2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi, të cilat presin përgjigje dhe zgjidhje:
1. Keni në plan hartimin e një strategjie kombëtare migrative dhe a do të përfshihet Komuniteti Shqiptar në Greqi si pjesë e domosdoshme e saj?
2. Sipas deklaratave tuaja në media shqiptare që korrespondon me një nga kërkesat më të kahershme të emigrantëve, kur do të mundësohet ushtirmi i të drejtës së votës dhe të zgjedhjes në vendin ku jetojnë emigrantët?
3. Pse qeveria juaj rriti me 30% shërbimet konsullore përfshirë këtu çështjen serioze të “Toponimeve”? A parashikon qeveria juaj ulje të kostove të shërbimeve konsullore?
4. ?farë do të bëjë qeveria juaj për mungesën totale të informacionit të nevojshëm dhe ndihmës sociale për emigrantët shqiptarë të riatdhesuar për ri-integrimin e tyre në shoqërinë dhe në tregun e punës në Shqipëri?
5. Cili është plani juaj për thithjen e “trurit”, studentët e diplomuar jashtë vendit?
6. ?farë keni në plan për marrëveshja bilaterale me Greqinë për pensionet e emigranteve?
7. ?farë do të bëhet për zhvillimin e organizuar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi? Asimili është një “gangrenë” e pamëshirshme!
8. ?farë keni parashkuar Ju z. kryeministër për mbështetje konkretet të shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi (Federatës) dhe sigurimin e informacionit, bazën materiale nëpërmjet shoqatave dhe grupimeve të emigrantëve shqiptarë për nevojat që ato kanë për hapjen e shkollave, Qendrën Kulturore Shqiptare në Athinë etj.?
9. Sipas ligjit nr.9668, datë 18-12-2006 neni 35, paragrafi 2 citohet:
“Burimet e këtij fondi janë buxheti i Shtetit, 1% të të ardhurave nga shërbimet që u ofrohen emigrantëve brenda dhe jashtë vendit dhe donacione të ndryshme”.
10. Lënia mënjanë e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Greqi nga përfaqësitë diplomatike shqiptare që kanë vizituar zyrtarisht Greqinë. Shprehim keqardhje dhe kërkojmë përfshirjen tonë në axhentën e trupave diplomatike gjatë vizitave të tyre në Greqi, që kanë si objektiv zgjidhjen e problemeve të komunitetit shqiptar. Sot Federata është faktori kryesor i komunitetit shqiptar në Greqi, disponon gjithë infrastukturën e nevojshme dhe ofron shërbime të specializuara. Federata për sa më sipër përmendëm, po u ofron ndihmë bashkëatdhetarëve duke marë “padrejtësisht” përgjegjësi të cilat janë në juridiksionin dhe detyrimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi, e detyruar nga nevoja emergjente e problemeve të bashkëatdhetarëve.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Etmond Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi
Ndaje me miqte