Eurogrupi masa për lehtësimin e borxhit të Greqisë
06 Dhjetor 2016
Ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar një paketë masash për qëndrueshmërinë e borxhit grek. Masat i ofrojnë Greqisë mundësinë që deri në vitin 2060 të arrijë një reduktim prej 20% të nivelit aktual të borxhit publik. Përkthgyer në shifra, përfitimi vlerësohet se do të jetë rreth 40 miliardë euro.
Takimi i eurogrupit që përfundoi të hënën në mbrëmje, shqyrtoi progresin e arritur në negociatat midis Athinës dhe kreditorëve, që synojnë finalizimin e inspektimit të programit të tretë të shpëtimit të vendit.
Presidenti i Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem deklaroi pas takimit se inspektimi nuk është mbyllur, por shtoi se masat për borxhin mund të fillojnë që tani zbatimin.
Ndër këto masa përfshihet rritja e kohës së maturimit të kredive, nga 28 vjet në 32,5, si dhe ulja e interesave në shlyerjen e këtyre kredive.
Në Athinë, qeveria e përshëndeti si një sukses të rëndësishëm vendimin e Eurogrupit për borxhin. “Ky është një hap deciziv për daljen e ekonomisë greke nga kriza”,m komentoi zyra e shtypit e kryeministrit Tsipras.
Ministri i financave, Euklidis Tsakalotos, e cilësoi vendimin si një zhvillim shpresëdhënës. “Greqia ka realizuar reforma kolosale. Eshtë pranuar nga shumica e vendeve europiane se lista e reformave që po realizohen është shumë imprersionuese dhe se tashmë është koha që këto reforma të sjellin rezultate”, deklaroi Tsakalotos pas takimit të Eurogupit.
24 orë para takimit, ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble, kishte paralajmëruar Greqinë për nevojën e reformave.
“Athina duhet më në fund të zbatojë reformat e domosdoshme. Nëse Greqia dëshiron të qëndrojë në euro, nuk ka rrugë tjetër për këtë”, kishte deklaruar të dielën Schauble.
Përkundër entuziazmit të qeverisë, opozita është ndalur më shumë në mosarritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe kreditorëve për inspektimin e programit. “U evidentua një vakuum financiar për vitin 20168, që do të duhet përmbushur me masa të reja të dhimbshme”.
Gjithsesi, opozita ka përshëndetur marrëveshjen për borxhin, por duke vënë në dukje se kjo u bë me shumë vpnesë, për shkak të manipulimeve të padobishme të qeverisë”.
Që nga viti 2010 Greqia ka marrë tri kredi të mëdha për të evituar falimentimin e vendit. Aktualisht borxhi i Greqisë është rreth 180% kundrejt prodhimit të brendshëm bruto (GDP) dhe e kalon shumën 300 miliardë euro.
Ndaje me miqte