Euro 2016 bestytnitë më të çuditshme të futbollistëve
02 Korrik 2016
Edhe pse Stevie Wonder ka kënduar se “bestytnia nuk është rruga e duhur”, ka shumë futbollistë në Euro 2016 të cilët nuk pajtohen me të.
Për shembull, ju kurrë nuk do të shihni trajnerin e Uellsit, Chris Coleman pa xhaketën e tij.
Po pse?
Sepse që në fillim të ”mbretërimit” të tij, ekipi i Uellsit pësoi një humbje të thellë 6-1 në kualifikueset e Kupës së Botës nga Serbia.
“Ishte me të vërtetë shumë nxehtë atë natë, kështu që unë hoqa xhaketën time”, tha ai.
“Prandaj, që atëherë, pavarësisht gjithçkaje, e kam mbajtur veshur xhaketën time sepse nuk dua ta përjetoj përsëri atë natë”, shprehet Coleman.
Gjithashtu, ekipi i Italisë ka një numër bestytnish.
Një prej tyre është se para ndeshjeje, një lojtar i rastësishëm, i ndryshëm për çdo ndeshje, duhet të mbajë një fjalim.
“Këtë herë ishte radha ime”, thotë Emanuele Giaccherini pasi ekipi i tij mposhti 2-0 Spanjën.
“Unë u thashë se kjo ishte një lojë që ne duhet ta fitonim me zemër”, deklaron Giaccherini.
”Hajmalia” e Portugalisë, Cristiano Ronaldo thuhet se ka një numër shumë të madh besytnish që duhet të kryhen para një lojë.
Nëse udhëton me aeroplan, Ronaldo duhet që të zbresë patjetër i pari.
Nëse udhëton me autobus, atëherë ai duhet të zbresë i fundit, si dhe duhet të shkelë, herën e parë, me këmbën e djathtë mbi barin e fushës ku luhet ndeshja.
Por, për disa ekipe, bestytnitë thjesht nuk funksionojnë.
Megjithatë, lojtarët e Anglisë shfaqën një lidhje të çuditshme për një luan lodër me emrin Leo, i cili kishte vendin e tij në stol në ndeshjen e fundit për të 16-tat kundër Islandës.
Megjithatë, Leo vetëm sa mund ”të vështronte” fatin e ekipit të tij në mposhtjen me rezultain 1-2 për Islandën. (DPA)
Ndaje me miqte