Emigrantët e kthyer nga Greqia investojnë në bujqësi portofoli i kredisë rritet me 3 mln euro
ATSH
18 Shkurt 2017
Drejtori i kredisë dhe zhvillimit në FED INVEST Behar Gjoni, shprehet se emigrantët e kthyer në Shqipëri po i drejtohen fshatit dhe portofoli i kredisë rurale do rritet me 3 milionë euro për fermerët.
Nëse 25 vite më parë bujqësia dhe fshati u braktisën tashmë shqiptarët po i rikthehen prapë. Qindra emigrantë, por edhe të rinj të diplomuar, janë kthyer nga vende si Greqia dhe Italia për të investuar në vendin e tyre, duke vënë në zbatim edhe përvojën që kanë fituar atje. Por një mbështetje të madhe për të siguruar dhe rritur fermat e tyre ata kanë gjetur te FED Invest.
Gjoni, thotë në një intervistë për Radio Tirana, se për mbështetjen e fermerëve shqiptarë me mikrokredi ka nisur dhe aplikimin për herë të parë i skemës së sigurimit të produkteve dhe investimeve bujqësore.
Ai gjithashtu shpjegon edhe rrugëtimin e gjatë të transformimit të institucionit të mikrofinancës në 25 vjet. Tashmë mijëra fermerë aplikojnë për kredi pranë FED INVEST për të rritur investimet e tyre, duke e parë këtë institucion jo vetëm si bankë të kredive por edhe si siguri të depozitave të tyre.
Ndaje me miqte