Emigrantët si përfitohet kompensimi social i solidaritetit
22 Maj 2016
Nëse jeni të papunë dhe të ardhurat tuaja familjare janë të pamjaftueshme, ju mund të përfitoni kompensimin social, apo siç quhet zyrtarisht “E ardhura minimale e garantuar” (Elahisto Egiimeno Eisodima).
Programi i miratuar që në vitin 2014, me disa ndryshime të vogla të kryera nga qeveria Tsipras në dhjetor 2015, do të fillojë të vihet në zbatim brenda korrikut të këtij viti. Tash e tutje do të quhet “kompensimi social i solidaritetit” dhe fillimisht do të zbatohet në një numnër të vogël bashkish të Greqisë, që do të përzgjidhen mbi bazën e kritereve demografike, si dhe të treguesve të papunësisë e të varfërisë. Këto bashki ende nuk janë përcaktuar, ashtu si dhe kriteret financiare, që do të sanksionohen me vendime të minstrave; ndërkaq, theksohet se përfitues do të jenë qytetarët që gjenden në kushte të varfërisë dhe të izolimit social.
Gjithsesi, programi do të duhet të zbatohet pa përjashtim në të gjithë Greqinë, që nga 1 janari 2017 - ky përbën edhe një angazhim të qeverisë greke ndaj kreditorëve që është përfshirë edhe në memorandumin (mnimonio) e fundit që është nënshkruar.
Kostoja, në zbatimin pilot (në fazën e parë që përfshin 30 bashki), përllogaritet në 67,2 milionë euro. Mirëpo, kur të shtrihet në të gjithë vendin, kostoja “fluturon” në 900 milionë euro.
Ndër përfituesit kryesorë janë emigrantët, me kusht që të disponojnë leje të vlefshme qëndrimi, si dhe të kenë 5 (pesë) vjet banim në bashkinë ku do të aplikojnë.
Në ligjin përkatës përcaktohet se të drejtën për të përfituar e kanë ata persona (familje), të ardhurat reale të së cilës, për periudhën e referimit, janë më të ulëta se caku i të ardhurave (katofli eisodimatos). Përveç kriterit të të ardhurave të pamjaftueshme, aplikuesit duhet të jenë regjistruar si të papunë në shërbimin përkatës të vendbanimit.
Kriteret
A - I të ardhurave:
Siç thamë, duhet të jenë më të ulëta se caku i të ardhurave (katofli eisodimatos), që nevojiten për të përballuar jetesën.
B -I pasurisë:
Vlera e tatueshme e pasurisë së patundshme (në Greqi dhe jashtë vendit), të mos i kalojë të 90.000 eurot, që shtohet me 15.000 euro për çdo pjesëtar të rritur të familjes.
- Shpenzimet për pasurinë e tundshme (makinë, motoçikletë), të mos e kalojnë shifrën 6.000 euro në vit.
- Shuma e përgjithshme e parave të depozituara në banka në Greqi apo jashtë, duhet që 12 muajt e fundit para aplikimit të mos e kalojë dyfishin e cakut të të ardhurave që i korrespondenon. Posaçërisht, 6 mujorin e fundit të ketë vlerë të barabartë me cakun e të ardhurave. SHENIM SHPJEGUES: Le të supozojmë se caku i të ardhurave për një pçift me dy fëmijë është 4.800 euro. Kështu, 12 muajt e fundit depozitat e çiftit nuk mund të jenë më shumë se 9.600 euro, ndërsa 6 mujorin e fundit, depozitat nuk duhet të kalojnë shumën 4.800 euro.
Kriteri i qëndrimit
Përfitues të programit janë personat dhe familjet, pjesëtarët e të cilave kanë banim të ligjshëm dhe të përhershëm në bashkitë e zbatimit të programit, të paktën 6 muajt e fundit para publikimit të ligjit. (SHENIM: Ligji është publikuar në Gazetën Zyrtare më 17.12.2015).
Më tej:
Në familje që kanë pjesëtarë shtetas grekë dhe të huaj, këta të fundit duhet të disponojnë leje qëndrimi të vlefshme.
- Në familje pa shtetas grekë kërkohet qëndrimi i ligjshëm prej 5 vjetësh, nëse janë qytetarë të BE, të ZEE (Zonës Ekonomike Europiane), ose homogjenë.
POSA?ERISHT PER EMIGRANTET:
- Për shtetasit e vendeve të treta nevojitet gjithashtu qëndrimi i ligjshëm 5 vjeçar.
Aplikimi
Nga gjithë të interesuarit, aplikimi bëhet në mënyrë elektronike dhe i drejtohet ministrisë së punës, sifurimeve shoqërore dhe kujdesit social - programit “E ardhura sociale e garantuar”, në portalin http://www.idika.gr.
Emigrantët, përveç dokumentacionit të përgjithshëm, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta shtesë (fotokopje):
- Për emigrantët - pjesëtarë të familjes së shtetasit grek (bashkëshorti/ja, fëmijtë e mitur), fotokopje të lejes së qëndrimit,
- Për homogjenët, katra e homogjenit, si dhe dëshmi se ka pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend,
- Për shtetasit e vendeve të treta nevojitet leje qëndrimi e rezidentit afatgjatë, apo leje qëndrimi e brezit të dytë, si dhe vërtetim i qlëndrimit të ligjshëm për pesë vjet para shpalljes së ligjit.
SHTETASIT E VENDEVE TE TRETA DUHET TE PARAQESIN EDHE:
- Vërtetim nga autoriteti tatimor i vendit të tyre, ku do të rezultojë pasuria e patundshme e tyre si dhe të ardhurat e përgjithshme në vendin e origjinës,
- Fotokopje të legalizuar të pasaportës së tyre,
- Deklaratë përgjegjësie (ipefthini dilosi), ku do të shkruhen të dhënat e aplikantit dhe adresa e banimit, AFM (nipti fiskal) nga vendi i origjinës nëse ka, dhe do të deklarojë nëse përfiton të ardhura të tjera, duke saktësuar nëse janë nga vendi i origjinës.
Bashkitë e para ku do të zbatohet programi
DRAMA, (periferia e Maqedonisë Lindore dhe Trakës)
EDESA, (periferia e Maqedonisë Qendrore)
GREVENA, (periferia e Maqedonisë Perëndimore)
JANINA, (periferia e Epirit)
KARDHITSA, (periferia e Thesalisë)
LEFKADA, (periferia e ishujve të Jonit)
MESOLONGJI, (periferia e Greqisë Perëndimore)
HALKIDA, (perideria e Greqisë kontinentale)
KALITHEA, (periferia e Atikës)
MALEVIZIU, (periferia e Kretës)
TRIPOLI, (periferia e Peloponezit)
SYROS, (periferia e Egjeut Jugor)
SAMOS, (periferia e Egjeut Verior).
Tribuna
Ndaje me miqte