Të shtunën, më 6 janar, gjithë njësitë tregtare në Greqi do të jenë të mbyllura, siç bëhet tradicionalisht këtë datë. Menjëherë më pas, të hënën, më 8 janar, fillon periudha e uljes së çmimeve (okazione), që do të zgjasë deri më 28 shkurt 2018. Sipas ligjit, dyqanet mund të hapen të dielën e parë pas shpalljes së periudhës së okazioneve. ?ka do të thotë se të dielën, më 14 janar 2018, gjithë njësitë tregtare do të funksionojnë nga ora 11,00 deri më 20,00.