0030 210 33 18 483

Dymbëdhjetë të vrarë nga goditja me kamion në Berlin

Zëri i Amerikës 20 Dhjetor 2016

Policia në Berlin tha të martën se është duke hetuar mundësinë që goditja e turmës në një treg krishtlindjesh të hënën nga një kamion që la pas vetes 12 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur, ishte e qëllimshme. Tregu ndodhet pranë kishës Kaiser Wilhelm, rrënojat e së cilës ruhen si kujtim i bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shoferi i dyshuar është arrestuar rreth 2 kilometra nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person që ndodhej brenda kamionit vdiq në vend. Policia e cilësoi goditjen "sulm të dyshuar terrorist", ndërsa nënvizoi se po e heton atë shpejt dhe me kujdes të shtuar. Pronari polak i kamionit me targa polake, tha se ka frikë që kamioni që drejtohej nga një i afërm i tij mund të jetë rrëmbyer. Incidenti ngjalli kujtimet e sulmit të muajit korrik në Nice të Francës kur një tunizian goditi me kamion turmën që po kremtonte ditën e Bastijës duke vrarë 86 veta. Sulmi i Nicës që marrë përsipër nga grupi militant Shteti Islamik.

Ndaje me miqte