Crystal Palace fitore historike ndaj Cityt
07 Prill 2015
Crystal Palace ka marrë një fitore historike ndaj Manchester City-t, në kuadër të javës 31-të të Premier Ligës, duke hedhur një hap të sigurtë drejt mbijetesës, teksa kampionët e Anglisë kanë humbur kështu vendin e dytë, duke zbritur në vendin e katërt.
Një përballje e ashpër është zhvilluar në “Sehlurst Park”, mes Crystal Palace dhe Manchester City-t, ku vendasit arritën të triumfonin përballë kampionëve të Anglisë.
Skuadra e Pellegrinit vinte në këtë takim me detyrën e ruajtjes së vendit të dytë përballë kërcënimit Arsenal dhe Manchester United, por që nuk i’a doli. Ndërsa, rivalët e drejtuar nga Alan Pardew kërkonin shkëputjen nga pjesa e ftohtë e klasifikimit dhe këtë e arritën përballë një kundërshtari mjaft të vështirë.
Heronjtë e takimit ishin Murray në pjesën e parë dhe Puncheon në fraksionin e dytë të lojës, që bënë të pavlefshëm golin e Toure në të 78-ën. Skuadra e Pellegrinit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve vijon të zhgënjej me lojën dhe mentalitetin e saj.
Loja nisi mjaft shpejt me vendasit që rrezikuan të parët. Kuqebluve i mjaftuan vetëm 120 sekonda për të drithëruar portierin Hart, i cili shpëtojë mrekullisht portën e tij karshi rrezikut Martin Kelly. Grinta e vendasve u vu në dukje edhe në minutat në vijim. Në të pestën Zaha drithëroi miqtë, ndërsa duhet të vinte minuta e 11-të që Auguero të ngrohte muskujt e tij dhe të zgjonte nga “gjumi” portierin kundërshtar Speroni. Por vetëm kaq nga kampionët e Anglisë, pasi në minutën e 19’ do të ishte Puncheon që do ti afrohej rrezikshëm portës “mike”, ku Fernandinho do të bllokonte këtë iniciativë. Pas këtij rasti ndërhyn Pellegrini, që kërkon më shumë angazhim nga Yaya Toure, i cili deri në ato momente dukej si një hije në fushë.
Lojtari nga Bregu i Fildisht zgjohet, por jo mjaftueshëm, pasi vendasit në minutën e 34’ arrijnë të dërgojnë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Hart, ishte Glenn Murray, që u harrua nga mbrojtja e City-t dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë. Pas kësaj loja mori ngjyra mjaft nervoze dhe pjesa e parë do të mbyllej me disa ndërhyrje të ashpra dhe në minutën e 40’ gjyqtari i takimit Michael Oliver ndëshkon me karton të verdhë Delaney për një ndërhyrje të rëndë në dëm të Agueros. Kaq për pjesën e parë.
Fraksioni i dytë i lojës nisi edhe më keq për djemtë e Pellegrinit. Crystal Palaced i mjaftuan vetëm 3 minuta nga vërshëllima e gjyqtarit për të çuar për së dyti herë në mbrëmjen e sotme topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Hart, duke shtangur City-n. Autori i golit ishte Puncheon përmes një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë së City-t, që mrekulloi 27 000 tifozët në shkallët e stadiumit dhe shumë mijëra të tjerë që e ndoqën këtë sfidë përmes ekranit. Pas dyfishimit të rezultatit nga vendasit, skuadra kampione e Anglisë kërkon të reagoi, por pa forcën e duhur për të drithëruar vendasit.
Rast tjetër për “miqtë” u regjistrua në minutën e 84’, kur Nasri kërkoi të godiste nga brenda zonës portën kundërshtare, por topi u devijua sërish në këndore, ashtu si edhe një minutë më tej, kur Toure goditi topin mbi tranversë. Pellegrini në minutën e 87’ provon dhe kartën e fundit, duke futur në lojë James Milner në vend të Fernandinhos. I sapo futuri bëhet menjëherë i rrezikshëm, duke kombinuar me Nasrin dhe duke harkuar një top i cili kalon të gjithë pasqyrën e portës dhe përfundoi në rivënje fundore, pa gjetur devijimin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Katër minutat shtesë nuk sollën asgjë të re, teksa vërshëllima e trefisht e gjyqtarit Oliver i dha mundësi vendasve të gëzonin sipërmarrjen e tyre. Tashmë skudra e Pardew është 13 pikë larg zonës së ftohet dhe udhëton e qetë drejt rikonfirmimit mes më të mirëve. Ndryshe është situata për djemtë e Pellegrinit, që e shohin veten në vent të 4-rt, pas Arsenal e United.
Klasifikimi
Chelsea 70 pikë
Arsenal 63
Manchester United 62
Manchester City 61
Liverpul 54
Tottenham 54
Southampton 53
Swansea 46
West Ham 42
Stoke City 42
Crystal Palace 39
Everton 37
Newcastle 35
West Bormwich 33
Sunderland 29
Hull City 28
Burnley 26
QPR 25
Leicester City 22.
Ndaje me miqte