Champions League starton sezoni i ri
TRIBUNA
10 Shtator 2016
Të martën, më 13 shtator, starton sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, veprimtarisë më prestigjoze futbollistike në Europë, që merr mbi vete interesimin e gjithë sportdashësve të botës. Java e parë, që zhvillohet të martën dhe të mërkurën, nuk përfshin “superndeshje”, por gjithsesi, spektakli që ofron Champions League, është gjithmonë impresionues.
Kujtojmë se nga 32 ekipet që fillojnë betejën e sivjetme, në fund do të mbeten vetëm dy që do të pretendojnë kupën, në finalen që do të luhet në National Stadium, në Kardif të Uellsit, më 3 qershor 2017.
Më poshtë vijon programi i ndeshjeve të javës së parë, mbremëjet e 13 dhe 14 shtatorit.
E martë, 13 shtator:
Grupi A
(20.45) Paris SG (FRA) - Arsenal (ANG)
FC Bazel (ZVI) - Ludogorets (BULL)
Grupi B
(20.45) Dinamo Kiev (UKR) - Napoli (ITA)
Benfica Lisbonne (POR) - Besiktas (TUR)
Grupi C
(20.45) FC Barcelona (SPA) - Celtic (SKO)
Manchester City (ANG) - Mönchengladbach (GJER)
Grupi D
(20.5) Bayern Munich (GJER) - FC Rostov (RUS)
PSV Eindhoven (HOL) - Atletico Madrid (SPA)
E mërkurë, 14 shtator:
Grupi E
(20.45) Bayer Leverkusen (GJER) - CSKA Moska (RUS)
Tottenham (ANG) - AS Monaco (FRA)
Grupi F
(20.45) Real Madrid (SPA) - Sporting Portugal (POR)
Legia Varshava (POL) - Borussia Dortmund (GJER)
Grupi G
(20.45) Club Bruges (BEL) - Leicester (ANG)
FC Porto (POR) - FC Copenhague (DAN)
Grupi H
(20.45) Lyon (FRA) - Dinamo Zagreb (KRO)
Juventus (ITA) - FC Séville (SPA).
Ndaje me miqte