0030 210 33 18 483

Britania &ldquostatus special&rdquo në këmbim të qëndrimit në BE

20 Shkurt 2016

Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka siguruar të premten vonë në mbrëmje një marrëveshje me 27 homologët e tij europianë për reformat që u kërkonte, zhvillim që shënon fillimin e fushatës së tij për të bindur bashkatdhetarët që të votojnë në favor të qëndrimit të vendit në Bashkimin Europian, në referendumin që pritet të mbahet muajt e ardhshëm. Me kompromisin që u arrit pas një maratone bisedimesh dyditore, kryeministri britanik tashmë do të bëjë fushatë në mbështetje të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE, në prag të referendumit që siç u njoftua të shtunën pasdite, do të mbahet më 23 qershor. Duke e cilësuar si “një moment historik” për vendin e tij, Cameron deklaroi se konsideron që marrëveshja “është e mjaftueshme” për të argumentuar fushatën e tij pro qëndrimit në BE. Pikat e marrëveshjes Marrëveshja përmban dy lëshime tepër të rëndësishme nga ana e BE. Lëshimi i parë i lejon Londrës të aktivizojë veprime të posaçme për bankat, duke injoruar rregullat rregullatore që janë në fuqi në pjesën tjetër të Europës. Lëshimi i dytë i madh nga ana e partnerëve ka të bëjë me përjashtimin e Mbretërisë së Bashkuar nga angazhimi themeltar i vendeve anëtare për krijimin e një BE-je “përherë e më të ngushtë”. Në fushën e emigracionit, marrëveshja i lejon Londrës që të “frenojë” dhënien e kompensimeve sociale për emigrantët e porsaardhur nga vendet e BE-së. Emigrantët nga vendet e BE do të fitojnë akses në ofertat sociale të shtetit britanik, pas katër vjetësh pagese nga ana e tyre të kontributeve për sigurimet shoqërore. Londra shënoi fitore edhe sa i përket kompensimeve për fëmijtë e emigrantëve që punojnbë në Brotani, por fëmijtë e tyre jetojnë në vend tjetër. Marrëveshja parashikon se që nga viti 2020 kompensimi do të varet nga niveli i jetesës në vendin ku jeton fëmija. 34.000 familje emigrantësh që e marrin faktikisht këtë komepnsim, tash e tutje nuk do të mund ta përfitojnë më. “I mbetet popullit britanik të vendosë nëse do të mbetet vendi në BE” Marrëveshja e të premtes “betonon statusin special të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Presidenti francez, Francois Hollande tha se ky status nuk presupozon asnjë “përjashtim” nga rregullat europiane, por as duke i ofruar të drejtën e vendosjes së vetos ndaj vendimeve të eurozonës, siç e bëri të qartë presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Kjo ishte një “vijë e kuqe” për Francën, Belgjikën, Luksemburgun dhe vende të tjera. “Tashmë pra kemi marrëveshje dhe i mbetet popullit britanik që të vendosë”, deklaroi Jean Claude Juncker, të cilin Cameron kishte bërë çmos që ta bllokojë në përpjekjen për t’u zgjedhur president i Komisionit Europian, por që luajti rol kyç në hartimin e marrëveshjes. Marrëveshja përbën “një kompromis të drejtë”, çka ishte çdo gjë përveçse “e lehtë”, sipas kancelares gjermane, Angela Merkel. Ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi, preferoi t’i referohej të ardhmes së Europës, jo thjesht për pozitën e Britanisë në të, pasi “ekziston rreziku” të humbet nga horizonti “vizioni autentik europian”. Marrëveshja shënoi “fundin e dramës”, komentoi me një dozë ironie, presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite. David Cameron tha pas samitit se ai kishte realizuar gjithë objektivat e veta. “Besoj se jemi më të fuqishëm, më të sigurt dhe do të kemi fat më të mirë në një Bashkim Europian të reformuar”, tha kryeministri britanik duke shtuar se ai angazhohet të bëjë një fushatë “me shpirt e me zemër që të bind popullin britanik të qëndrojë në BE”. Krahu i euroskeptikëve që po bën fushatën me moton “Vote Leave” e hodhi poshtë menjëherë “marrëveshjen e cekët të Cameron-it”, që e cilësoi si negative për Britaninë. Cameron e pranoi se një nga aleatët e tij më të ngushtë politikë, Michael Gove do të bëjë fushatë në favor të largimit të Britanisë nga BE; kryeministri britanik shtoi se ky fakt e brengos, por nuk e befason. Ai tha se edhe konservatorë të tjerë ka gjasë të përfshihen në bllokun e “Jo”-së. Ndërkaq, rreziku për Cameron-in doli në pah të premten, kur një sondazh tregoi se përqindja e britanikëve që janë në favor të daljes nga BE është 2 njësi më i lartë se i atyre që janë në favor të qëndrimit (36% kundrejt 34%), 7% deklaroi se nuk do të votojë dhe 13% se është i pavendosur. ?ështja e raporteve të Britanisë së madhe me BE po i përçan konservatorët prej dekadash dhe viktima të kësaj polemike ishin sa John Major në vitet 1990, aq edhe heroina e David Cameron-it, Margaret Thatcher. Shumë prej gazetave britanike të së shtunës, që kanë një vijë euroskeptike, nuk ngurruan ta paraqesin Cameron-in si lypës kundrejt partnerëve të tij europiane. Tribuna

Ndaje me miqte