Biologu japonez merr Nobelin e Mjekësisë për &ldquouzinën qelizore të riciklimit&rdquo
ATSH
04 Tetor 2016
?mimi Nobel për mjekësinë vlerësoi japonezin Yoshinori Ohsumi për zbulimet e tij mbi “uzinën qelizore të riciklimit”, që në rast keqfunksionimi mund të shkaktojë sëmundjen e diabetiti ose Parkinsonit.
Ohsumi, 71 vjeç, pjesën më të madhe të karrierës së tij si biolog e ka kaluar në Universitetin e Tokios, ku eksperiencat e tij mbi procesin e autofagjisë kanë dhënë çelësa të rëndësishëm për të kuptuar rinovimin e qelizave, plakjen deri tek përgjigja e trupit ndaj urisë apo infeksioneve.
“Vështirësitë për të studiuar këtë fenomen kishin bërë që ne të dinim pak deri në momentin që në një seri eksperiencash dypalëshe në vitet 1990, Yoshinori Ohsumi përdori majanë e bukës për të identifikuar gjenet thelbësore për autofagjinë”, shpjegon Asambleja e Nobel-it e Institutit Karolinska, që vendos për çmimin.
“Ai më pas vazhdoi për të qartësuar mekanizmat e autofagjisë së majasë dhe të tregojë se një mekanizëm i sofistikuar i ngjashëm përdorej edhe nga qelizat tona”, shtoi ajo.
Emërtimi autofagji i është dhënë këtij procesi nga belgu Christian de Duve, që ishte një nga tre fituesit e Nobel-it të mjekësisë në vitin 1974. Ai ishte gjithashtu në zemër të punimeve që i dhanë në vitin 2004 çmimin Nobel amerikanit, Irwin Rose dhe izraelitëve, Aaron Ciechanover dhe Avram Hershko.
Ky proces është thelbësor për rinovimin e qelizave. Qelizat tona vetëshkatërrohen duke u shndërruar në fshikëza me dy membrana para se të konsumohen nga lizosomet, organe të zakonshme të ngarkuara me tretjen dhe shkatërrimin e mbetjeve dhe baktereve.
“Ajo që ai tregoi ishte se këto nuk ishin grumbullim mbetjesh, por uzina riciklimi”, thekson për Fondacionin Nobel një profesor i mjekësisë molekulare, Juleen Zierath.
Madje funksionimi i keq i këtij mekanizmi mund të sjellë çdo lloji sëmundje, si ato të quajtura sëmundje të lizosomeve, ato me origjinë gjenetike, apo sëmundje si ajo e Huntington, e Alzheimer, atyre të miopatisë etj.
“Nëse funksionimi i autofagjisë është difektoz, qelizat nervore nuk funksionojnë korrektësisht. Madje në disa studime eksperimentale është vërrjetur që edhe embrioni nuk zhvillohet normalisht”, thkesoi presidenti i asamblesë së Nobel-it të mjekësisë, Rune Toftgard.
Madje ndyrshimi i gjenve të autofagjisë mund të sjellë sëmundje gjenetike. Kërkimet intensive mbi këtë sistem mund të ndihmojë në gjetjen e kurimeve më shumë sëmundje deri tani të pakurueshme.
Ndaje me miqte