Berlini për obligacionin grek: &ldquoTesti ishte i suksesshëm&rdquo
Tribuna
27 Korrik 2017
Ministria gjermane e financave ka përshëndetur emetimin të martën e obligacionit shtetëror grek, duke vlerësuar se “testi ishte i suksesshëm dhe rikthimi i Greqisë në tregjet financiare po bëhet me kujdes”.
Zëdhënësi i ministrisë së financave, Jurg Vaisberger, i pyetur nga Deutsche Welle, tha se emetimi i obligacionit “ishte një hap i rëndësishëm” dhe se Berlini “e përshëndet këtë hap”.
Siç vuri në dukje zëdhënësi, objektivi i gjithë “politikës së shpëtimit” të Greqisë është që vendi “të qëndrojë dikur në këmbët e veta”, domethënë të mundet që të përballojë nevojat e veta nga kreditimi në tregjet financiare. “Për këtë arsye, ishte shumë e rëndësishme që obligacioni i provës pati sukses”.
Ndaje me miqte