Basha: Do ta shndërrojmë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë
ATSH
19 Maj 2017
Në mbyllje të “çadrës së lirisë”, pas 90 ditësh qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD Lulzim Basha doli përpara protestuesve në orët e vona të mbrëmjes së te enjtes duke premtuar se do ta shndërrojnë të gjithë Shqipërinë në çadrën e lirisë.
Basha tha se ka marrë fund koha e maskarenjve dhe tani është koha e shqiptarëve.
“Ju merrni me vete mesazhin histori të kësaj çadre, qytetarët e bashkuar për një kauzë të drejtë fiton gjithmonë. Ky shesh, këto metra katror janë hapësirë e parë që ju çliruat në 18 shkurt, tani që themelet e republikës së re janë mishëruar në marrëveshjen e arritur”, u shpreh ai.
Ai tha se “ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me shqiptarët ju pret një tjetër mision i madh, ta shndërrojmë Shqipërinë në sheshin e lirisë, në çadrën e lirisë. “
“Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj, me besimin tuaj të patundur. Le ta dije çdo shqiptar se koha e frikës ka marrë fund, koha e zuzarëve që ju vidhnin dhe blinin votat ka marrë fund, koha e maskarenjve po merr fund, tani është koha e shqiptarëve”, apeloi Basha.
E ngritur në 18 shkurt, ?adra e demokratëve, e ka përfunduar tashmë misionin e saj, pas arritjes së marrëveshjes për krijimin e një qeverie teknike, ku 6 ministri të rëndësishme të kabinetit do t’i dorëzohen opozitës.
Ndaje me miqte