BASHKIMI FAMILJAR ja kushtet e reja
27 Mars 2015
Ministria e Brendshme ka publikuar një vendim lidhur me përcaktimin e kushteve që nevojitet të përmbushen nga aplikantët e bashkimit familjar. Vendimi parashikon edhe kushte të reja, që më parë nuk ishin përfshirë, si njohja e gjuhës greke nga personi përfitues. Megjithatë, vendimi përcakton se nuk është e nevojshme që të përmbushet tërësia e kushteve, por statusi i bashkimit familjar do të ofrohet pasi të jetë shqyrtuar personaliteti i aplikantit dhe përmbushja e kushteve kryesore.
Nga Fatos Malaj
Ministria e brendshme ka publikuar një vendim lidhur me përcaktimin e kushteve që nevojitet të përmbushen nga aplikantët e bashkimit familjar.
Vendimi, i nxjerrë në fund të 2014- s, pra 6 muaj pas miratimit të Kodit të Emigracionit, parashikon edhe kushte të reja, që më parë nuk ishin përfshirë, si njohja e gjuhës greke nga personi përfitues. Megjithatë, vendimi përcakton se nuk është e nevojshme që të përmbushet tërësia e kushteve, por statusi i bashkimit familjar do të ofrohet pasi të jetë shqyrtuar personaliteti i aplikantit dhe përmbushja e kushteve kryesore.
I gjithë vendimi, me titull “Përcaktimi i kritereve që nevojiten gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkim familjar”, vijon më poshtë:
Si kritere integrimi, gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkimin familjar, konsiderohen si më poshtë:
a) Hyrja e ligjshme në Greqi
b) Koha e qëndrimit në Greqi (Koha e qëndrimit në Greqi përllogaritet pas verifikimit të pasaportës, ndërsa mund të merren parasysh edhe dokumente të tjera të kohës së vërtetuar)
c) Përpjekja për të legalizuar qëndrimin e paligjshëm (Kjo përpjekje vërtetohet nga dokumentimi i kërkesës për t’u përfshirë në një procedurë legalizimi)
d) Karakteristika të veçanta të personit, si mosha, veprimtaria profesionale, niveli i arsimimit
e) Njohje e mjaftueshme e gjuhës greke
f) Lindja e një fëmije në Greqi
g) Studimi i një fëmije në shkollë greke
h) Karakteri dhe qëndrueshmëria e lidhjeve familjare të personit, ekzistenca e lidhjeve të rilaksuara familjare, kulturore dhe shoqërore me vendin e origjinës dhe pjesëmarrja në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit
i) Elementë nga veprimtaria profesionale e personit kujdestar dhe nga pjesëmarrja e tij në veprimtari shoqërore që përbëjnë
dëshmi të integrimit normal të tij në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, pranim të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në Greqi dhe Europë dhe predispozicion të stabilizimit të përhershëm në vend.
Elementë që do të vlerësohen janë gjithashtu:
* Njohja e gjuhës greke
* Studimi në shkollë greke të çfarëdo niveli
* Qëndrim afatgjatë i ligjshëm në vend
* Përmbushja e detyrimeve tatimore dhe siguruese
* Posedim 100% i një pasurie të patundshme
* Posedim pasurie tjetër
* Pjesëmarrja në organizata shoqërore dhe grupime profesionale
2. Kriteret e mësipërme bashkëshqyrtohen për të plotësuar pamjen e përgjithshme dhe bazueshmërinë e kërkesës për bashkim familjar dhe konstatimin për ekzistencën e premisave thelbësore për këtë bashkim.
3.Për miratimin e kërkesës nuk nevojitet përmbushja e tërësisë së kritereve, mirëpo vlerësohet në total imazhi i personit dhe kërkesa gjykohet në mënyrë individuale dhe mbi bazën e plotësimit të kritereve kryesore. Përmbushja e vetëm njerit prej kritereve nuk do të thotë miratimin automatikisht të kërkesës.
Të ardhurat e nevojshme për bashkimin familjar
Mbi 25 vjeç 20% b/shorte 15% fëmija
8.200 euro 9.840 9.430
B/shorte + fëmija 11.070
Nën 25 vjeç
7.150 8.580 8.220
B/shorte + fëmija 9.650
Shënim: Shtesa prej 15% për çdo fëmijë nuk nevojitet në rast se të dy bashkëshortët banojnë ligjërisht në Greqi.
*) Autori është specialist i çështjeve të emigracionit, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të shtetesve të huaj dhe emigrantëve, Athina A
Ndaje me miqte