Athina regjistron suficit buxhetor dhe rritje ekonomike
29 Tetor 2017
Qeveria greke parashikon një suficit buxhetor prej 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për këtë vit dhe 3,5 për qind në vitin 2018, pas një rishikimi të fundit të reformave të lidhura me një shpëtim ndërkombëtar të ekonomisë së Greqisë.
Kreditorët dhanë në mesjavë 800 milionë euro si pjesë e ndihmës për ekonominë greke, sipas një pakete të miratuar në verën e vitit 2015 që do të vazhdojë deri në gusht 2018.
Sipas kësaj marrëveshje, kontrolli ndërkombëtar i reformave të kryera nga Athina do të finalizohet në fund të këtij viti.
Kreditorët, Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar, pritet të dërgojnë një tjetër mision për të kontrolluar implementimin e reformave në fund të nëntorit.
Ekonomia e Greqisë ka treguar kohet e fundit shenja rimëkëmbje pas më shumë se shtatë vite rënie dhe pritet të rritet me rreth 1,7 për qind këtë vit ndërsa për vitit 2018 pritet një rritje prej 2,7 për qind.
Ndaje me miqte